I pandehur për kontratat e lobimit, Arben Ristani paraqitet në Prokurori

18/06/2019 - 14:32

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani është paraqitur mesditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës, pas thirrjes së këtij institucioni për çështjen e kontratave të lobimit. Ristani ka mbërritur në prokurori me vullnetin e tij dhe do të merret në pyetje nga prokurorët Gjergji Tako, Ervin Karanxha dhe Kol Hysenaj.

I pandehur në këtë çështje është edhe vetë kreu i PD-së, Lulzim Basha, si dhe ekonomisti i kësaj partie, Ilir Dervishi.

Çështja e pagesave për lobim të kryera nga ana e PD-së u hap në nëntorin e dy viteve të shkuara kur firma amerikane ‘Muzin Capitol Partners’, plotësoi me informacione shtesë deklarimet e saj të detyruara me ligj për Departamentin e Drejtësisë. Sipas deklarimeve të kësaj kompanie, ajo kishte marrë tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017.

Nga deklarimet e firmës Muzin, vetëm ajo prej 25 mijë dollarësh, është pranuar nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha që është paguar nga PD-ja, ndërsa dy të tjerat mbetën të paqarta.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar në Facebook një videomesazh ku sipas tij tregohen vjedhjet që janë bërë nga kryeministri Edi Rama

Ish-deputeti demokrat, Agron Shehaj, ka reaguar pas raportit të Baselit, i cili e rendiste Shqipërinë mes 40 vendeve kryesore të pastrimi

Kryeministri Rama ka publikuar mesditën e sotme një postim të shkurtër të shoqëruar me foto për punimet që po kryhen tek shëtitorja “Taul

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pasi maxhoranca i dha dritën jeshile këshillit të bashkisë Shkodër.

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Partia Demokratike ka nisur protestën në qytetin e Shkodrës.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, shprehet se është në detyrë deri ditën që kryetari i ri i bashkisë do të bëjë betimin.

Zëvendes kryeministri Erion Braçe ka reaguar pas ngjares së rëndë që ndodhi dy ditë më parë në pallatin ku banon.