Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka folur për persekutimin e shqiptarëvë të Çamërisë gjatë komunizmit.

Gjatë fjalës së tij nga takimi “Persekutimi i shqiptarëve të Çamërisë”, i organizuar nga shoqata patriotike “Çamëria” dhe IDMC, Idrizi tha se PDIU ka marrë disa nisma në parlament, të cilat nuk janë aprovuar.

“”Fantazmat e kuqe” na shfaqen dhe sot në shoqërinë shqiptare. Është e pamundur se si institucionet shqiptare nuk kanë një dënim për atë sistem. Nuk kemi ndarë si shoqëri nga e kaluara, për të dënuar sistemin komunist, që ishte i vendosur në mënyrë jo të natyrshme në Shqipëri. Na vinte nga Rusia Sovjetike. Ne nuk bëmë asnjë radiografi të sistemit sovjetik. Do doja të kthehesha tek ajo që ka ndodhur me shqiptarët e Çamërisë. Nëse ka pasur persona kundër këtij regjimi, ka qenë komuniteti çam. Kemi marrë disa nisma në parlament si për shembull t’i hiqej titulli “hero” Enver Hoxha po që kaloi pa u vënë re. Sigurisht kemi marrë një nismë në atë kohë që përfshinë legjislacionin në drejtësi. Ajo që e mundon shoqërinë shqiptare është ligji për memorien komuniste. Unë dua sot të bëj një vlerësim për të gjithë ata shqiptarë me vlera. Si mundet shqiptarët e Çamërisë të përfundonin kështu. Duke e përfunduar fjalën time doja të falenderoj organizatorët dhe shoqatën Çamëria, që janë shumë të vyer për ata shqiptarë që u persekutuan me familjet e tyre”, tha Idrizi.