"Ik mos bëj dërr-dërr", Murrizi përplaset ashpër me Lleshajn, ministri: Mos ma trash zërin mua more, e di ti nga jam unë?!

29/10/2020 - 11:20

Seanca plenare e kësaj të enjteje është shoqëruar me debate të ashpra mes deputetit Myslim Murrizi dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Ishte deputeti Murrizi, që i ndërhyri nga vendi ministrit, duke i thënë të mos bëjë show me deputetët dhe policinë. Në kundërpërgjigjen e tij nga foltorja, ministri Lleshaj tha se deputetët janë të parët që duhet të japin llogari para ligjit.

Myslym Murrizi: Tre ministra në 30 vite, z.Lleshaj, kanë tentuar të bëjnë paradë dhe show me deputetët. Dy kanë ikur si sëpata pa bisht. Njëri që kërkonte të hiqte xhamat e makinave në oborr të Kuvendit, tjetri që bënte videoklip duke gjëmuar makinën e ministres Kodheli se gjoja nuk kishte rryp shoqëruesi, dhe akti i turpshëm juaj, i Ministrisë apo i drejtorit tuaj të policisë, shoferit dhe taksistit të Balilit, ishte ndëshkimi në derë të Kuvendit dhe prurja e policisë si në kohë të monizmit, të 2-3 deputetëve për të dërdëllisur para qytetarëve që ju që nuk pyesni për deputetët nuk ju bie mendja për qytetarët. Jeni shumë të vegjël për ta bërë këtë dërdëllisje, si ti, si ai shoferi i Eskobarit.

Sandër Lleshaj: Unë krahasohem vetëm me veten time dhe nuk besoj që mund të më bëni krahasime me asnjë njeri. S’e keni as atë tagër. Duhet t’ju them që policia nuk ka asnjë objekt të merret me deputetët, por policia as nuk njeh ndonjë hierarki përballë ligjit. Përballë ligjit, besoj që deputetët janë ata të parët që duhet të japin llogari. Jam ministër dhe po të them, në qoftë se ti kërkon të bësh politikë e të fitosh pikë me policinë, harrojë që mund të fitosh. As dua të jem i ngjashëm me ty. Polic ke qenë dhe polic ke mbetur. Po mos kujto se mund të fitosh pikë përballë policisë. Je polic, ke qenë polic dhe ke dështuar në policinë financiare dhe po të them që harroji këto intimide ndaj policisë. Zbatoje ligjin sepse përballë ligjit ti je askushi.

Murrizi: Ik o Sandër bëj dër dër andej... (Ngre zërin)

Sandër Lleshaj: Mos u përpiq të trashësh zërin sepse e ke organikisht të pamundur ta trashësh, sidomos me mua. Ti s’e di se nga jam unë more!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Duke folur mbi mundësinë e mbylljes së shkollave kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në emisionin ‘Zonë e Lirë’ u shpreh pro mbylljes së ty

Publicisti Veton Surroi është shprehur i befasuar mbi vendimin e Këshillit të Qarkut të Kukësit për t‘i hequr titullin qytetar nderi.

Kryeministri Edi Rama, me anë të një statusi në “Facebook” ka bërë bilancin e një viti pune nga ana e qeverisë, sa i përket rindërtimit n

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri iu është bashkuar reagimeve në lidhje me akuzat e opozitës se ministrja e Mbrojtjes,

Në  Bashkinë e Shijakut po shtohet çdo ditë e më shumë numri i familjeve, që pikërisht në nëntor, një vit pas tragjedisë morën çelsat e b

Dy ditë pas takimit me mjekë dhe ekspertë të fushës së shëndetit publik, ku Qeveria u përfaqësua nga Zv.Ministri i Shëndetësisë dhe Mbroj

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici ka reaguar për heqjen e titullit qytetar nderi për Veton Surroin.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vendimin e Këshillit Bashkiak në Kukës për heqjen e titullit "Qytetar Nderi" për publicistin e

“Sot, e mira do të qe të ishim në shesh, duke festuar me muzikë, brohoritje, fishekzjarre, trokitje gotash e sidomos përqafime…”, e nis l

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ripërsërit edhe njëherë thirrjen për politikën shqiptare se Gjykata Kushtetuese duhet të jetë fun