Është liruar nga detyra zv/ ministrja e Drejtësisë Teuta Vodo. Ndërkohë që ka dhënë dorëheqjen edhe zv/ ministrja e Financave, Albana Shkurta.

Nuk dihen detaje lidhur me këto dy largime dhe deri më tani nuk ka një emër tjetër për t'i zëvendësuar.

Teuta Vodo mbante postin e zëvendësministres së Drejtësisë që nga 9 tetori 2017 dhe është përgjegjës për portofolet “Startegjia Kombëtare AntiKorrupsion” dhe ” Zyra e Koordinimit të Integrimin në BE”, “Barazia Gjinore”, “Dhuna ndaj Grave” “Dhuna ne Familje”etj. Ajo është edhe Drejtore Ekzekutive e Fondacionit “Qemal Stafa”, qendrës kërkimore të Partisë Socialiste.