Ilir Meta me artisten nga Kuvajti: Mirënjohje për albumin e saj

26/03/2019 - 14:09

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka takuar sot në Tiranë artisten nga Kuvajti, Ebtisam Al Houti, e cila së fundmi është angazhuar për të promovuar në botë karakteristikat dhe vlerat e mëdha e të rëndësishme që ka kombi shqiptar.

Me anë të një statusi në “Facebook”, kreu i shtetit ka shprehur mirënjohje të thellë për artisten nga Kuvajti, ku i ka kushtuar edhe një libër vendit tonë të titulluar “Shqipëria, buzëqeshja e ndritur e mikpritjes”.

“Një takim i përzemërt me artisten kuvajtiane, Ebtisam Al Houti, e angazhuar vitet e fundit për të promovuar në botë një nga karakteristikat dhe vlerat më të mëdha e më të rëndësishme të kombit shqiptar, mikpritjen. I impresionuar nga albumi i saj “Shqipëria, buzëqeshja e ndritur e mikpritjes”, libri i parë kuvajtian për vendin tonë, një sprovë e lavdërueshme që nxjerr në pah edhe potencialet tona të jashtëzakonshme turistike.

Mirënjohje përpjekjeve të artistes Al Houti për të forcuar ndjenjat vëllazërore me popullin kuvajtian dhe për të krijuar një guidë për turistët e huaj, si udhërrëfyes për vlerat njerëzore dhe bukuritë përrallore të Shqipërisë”, shkruan Meta.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dhënë një intervistë të gjatë për televizionin “Al Jazeera”, ku ka “skanuar” situatën politike dhe

Në një deklaratë për mediat, kryeemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas dhënies së masës arrest me burg për 4 nga 7 të arrestuarit në Libra

Kryeministri Edi Rama ndërsa po zhvillonte fushatën e radhës elektorale në Pogradec, ka ironizuar opozitën me “filxhanin”.

Kryeministri Edi Rama nga Pogradeci komentoi vendimin e gjykatës së Elbasanit për të lënë në burg 4 nga shtatë të arrestuarit ndërsa tha

Kryeministri Edi Rama ka vijuar takimet elektorale në qytetin e Pogradecit ku si çdo herë tjetër edhe sot nuk ka kursyer ironitë dhe sulm

Mbështetësit e opozitës kanë pritur sërish me protesta kryeministrin Edi Rama, i cili po vijon takimet elektorale në juglindje të vendit.

Kreu i partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka reaguar pas lajmit se gazetari gjerman Peter Tiede do të publikojë ditën e nesërme për

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi një takim me shqiptarët që jetojnë e punojnë në Selanik të Greqisë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se kryeministri Edi Rama prej një jave po kërcënon opozitën.

Nga Maliqi ku ndodhej për fushatë kryeministri Rama nuk i kurseu notat e ironisë në lidhje me thirrjet e Neritan Cekës për të mos shkuar