• Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka sqaruar dje përplasjen e parë publike me kryeministrin, Edi Rama, në parlament, për amendamentin e famshëm të Bashkim Finos. 

6 dhjetor 2014 –  Në këtë seancë, Ilir Meta i tha kryeministrit Edi Rama se njihte vetëm Gramoz Ruçin si përfaqësues të Partisë Socialiste. Meta pohoi se ajo që ndodhi gjatë seancës kur u votua buxheti, ishte një debat konstruktiv dhe normal. Ndërkaq, Meta ka komentuar edhe perceptimin se po ndëshkohen dhe arrestohen vetëm drejtorë të LSI. Meta këmbënguli se ky perceptim është i gabuar, por shtoi se nëse ka një tendencë të tillë, kjo do të dëmtonte qeverinë.

 Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, aktori i dytë më i rëndësishëm i koalicionit, ka komentuar edhe aksionet e qeverisë, ndërsa ka vlerësuar reformat e ndërmarra. Sa i takon lëvizjes së Shpëtim Idrizit, i cili po mbledh deputetë të pakënaqur të PD, për të nxjerrë jashtë loje LSI, Meta pohoi se LSI nuk është e shqetësuar nga ky skenar.   

A është e vërtetë Ilir Meta, që nga ky moment në çdo përvjetor për Çlirim e Shqipërisë dhe të veteranëve, nuk do të shohim më fotot e Enverit nga mbrapa. A ka mundësi që një ambasador amerikan, qoftë ky Arvizu, të detyrojë Ilir Metën dhe shokët e tij të partisë dhe të partive të tjera sigurisht, Edi Ramën, që të mos ketë më Enver nga mbrapa?  

Do më lësh pak kohë që të shpjegohem, pasi ju më bëtë goxha surprizë. Derisa ju i mbanit me aq shumë entuziazëm ato foto, një porosi e kanë marrë ato. Unë thashë që nuk kam frikë nga portretet. Së dyti duhet të kemi parasysh, që e gjithë kjo është një histori absurde deri diku edhe qesharake, por edhe tragjike në një farë mënyre, sepse është një situatë që nuk ka lidhje me realitetin e sotëm. Madje nuk ka lidhje as me festën e çlirimit. Absurde, tragjike është për ata që dalin me këto portrete, sidomos nëpër evenimente të tilla, si këto që ju po jepni dhe akoma më tepër të tjerë, që nëpërmjet këtyre portreteve përpiqen që të eklipsojë dhe të zhvlerësojnë çlirimin e Shqipërisë në 29 Nëntor, ngjarje madhore e cila ka të bëjë me fatet e ekzistencës së Shqipërisë si shtet dhe me shumë element të tjerë pozitiv për shtetin dhe për kombin tonë. Me pak fjalë nuk ka lidhje qëndrimi ndaj portreteve, i imi apo i imi dhe jam i sigurt edhe për Edi Ramën apo me drejtues kryesor të Partisë Socialiste.   

 Si do bëhet në të ardhme, do t’i evitoni këto portrete? 

Ka dy elementë. Qëndrimi im është ky, 29 nëntori nuk është 16 tetori. Ka një ditëlindje për Enver Hoxhën për ata që e duan. Kjo është e gabuar. Është e gabuar për nostalgjikët e Enver Hoxhës. Sepse duke dalë Enver Hoxha në plan të parë përsa i takon luftës, kjo do të thotë, që ky të kthehet në debat ndarës për vlerat e luftës. Identifikimi me individin. Nuk është e ndarë, sepse lufta është një vepër e të gjithë popullit shqiptar. Është një vepër e padiskutueshme e komunistëve, sepse shumica e tyre dhanë jetën, Qemal Stafa, Vojo Kushi, Margarita Tutulani, Vasil Shanto, e kështu me radhë, ishin të tillë. Por është e të gjithë patriotëve shqiptarë, pasi Mujo Ulqinaku nuk ishte komunist, nuk i tha kush, nuk ishte krijuar as partia Komuniste, që doli e luftoi e dha jetën në 7 prill. Dhe shumë figura të tjera patriotike, nacionaliste etj. Kështu që vendosja e portreteve të Enver Hoxhës është një veprim shumë i gabuar edhe për përkrahësit e tij sepse e sposton vëmendjen nga vlerat e luftës që është e të gjithë populli shqiptar dhe që ishte në interes të popullit shqiptar në një debat që ishte diktator, s’ishte diktator, ishte luftë, s’ishte luftë. Së dyti nuk është veprim i logjikshëm dhe realist, sepse vazhdojnë akoma me kultin e individit, thonë që Enveri nuk bëri luftë. Kjo nuk është e vërtetë. Ajo luftë do të bëhej, sepse kemi të bëjmë me ca konjuktura të tjera të raporteve ndërkombëtare. Së dyti e thamë rezistencën e 7 prillit. Kemi krijimin e çetave partizane në Pezë, në Skrapar e në shumë zona të Shqipërisë që kanë ndodhur më parë se sa të krijohen Partia Komuniste.   U vu re që qeveria, pjesa e Edi Ramës, nuk e mbajti fjalën duke mos i dhënë ato 5 milionë dollarë që duheshin shtuar për fasonët. Z. Petrit Vasili u ngrit atje dhe bëri debat duke u përfshirë dhe Erjon Veliaj dhe papritur, ajo që nuk e priste askush, pate edhe t’i një batutë me Edi Ramën.

– Ti ia pret fjalën Edi Ramës dhe i thua z. Rama unë komunikimin zyrtar sa i përket Rregullores e kam me Kryetarin e grupit parlamentar Gramor Ruçi. Është teatër apo ka një konflikt real, aq sa i vogël mund të duket?

–  Po të mos kisha qenë vetë atje dhe ta dëgjoja për herë të parë nga ju vërtet do të krijoja bindjen se paska ndonjë problem të rëndësishëm. Por absolutisht në radhë të parë debati është shumë pozitiv dhe i shëndetshëm, aq më tepër kur diskutohet për projektbuxhetin që ka të bëjë me të gjithë qytetarët dhe taksapaguesit. Aq më tepër kur kemi të bëjmë me mungesën e opozitës në Parlament e cila duhet të japë alternativat e saj përballë qeverisë dhe debati ka qenë mjaft i gjallë në të gjitha komisionet. Nuk ka qenë thjesht një debat PS-LSI, përkundrazi, ka qenë një debat ku kanë marrë pjesë dhe kanë ngritur probleme dhe shqetësime të gjithë deputetët e PS-së dhe të LSI-së. Tani të vijmë tek problemi tjetër. Nuk kemi të bëjmë me prerje fjale, por me një sqarim të një momenti kur deputeti i dashur shumë edhe për ty, z. Fino, dha një amendament dhe z. Braçe në emër të komisionit dha qëndrimin e Komisionit të Ekonomisë. Z. Fino insistoi që të votohej, sepse sipas tij, këtë amendament ai e kishte paraqitur, por në fakt formalisht ky amendament nuk ishte në dokumente. Z. Rama nga ana e tij u përpoq që të arrinte një kompromis midis të dyve duke shprehur mendimin e tij. Pastaj mua më duhej të mbaja një qëndrim. Nuk pati ndërhyrje që të respektohej në mënyrë strikte Rregullorja përpara se të bëhej një votim për amendamentin e z. Fino, i cili formalisht nuk ekzistonte në dosjen time dhe të deputetëve.   Ndërkohë që Rregullorja e thotë qartë që amendamenti duhet dorëzuar 24 orë përpara dhe deputetët duhet ta kenë përpara. Z. Ruçi ndërhyri në emër të grupit dhe kujtoi Rregulloren që në këtë rast nuk ishte respektuar në mënyrë strikte. Pra kjo ishte e gjithë historia. Nuk ishte kaq dramatike. Unë mendoj se ishte shumë situatë normale.

–  Pra nuk të intereson që në publik po krijohet perceptimi që njerëzit e LSI-së, Ed Rama po i fut brenda?  

– Së pari unë do të isha i shqetësuar nëse nuk do të kishte arrestime sa i takon luftës kundër korrupsionit. Pse? Sepse të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që ky është një fenomen mjaft shqetësues. Së dyti absolutisht që nuk ka asnjë shqetësim për cilindo që shkel ligjin dhe që bën korrupsion. 

 U hapën llafe se Viktor Tushën donin ta arrestonin?

-I hapën llafet një portal që merr porosi dhe që sponsorizohet për të hapur llafe. Në rast se dikush ka një denoncim për një shkelje të ligjit të Viktor Tushës dhe të çdo njeriu tjetër të LSI-së, e çon në Prokurori dhe e ndjek prokuroria, e ndjek gjykata e kështu me radhë. Çfarë problemi ka? Në rast se ka një interes politik për të dëmtuar një figurë për arsye të caktuara, ka një lojë, ka një insinuatë, kjo është tjetër gjë. Por përsëri verifikohet, nuk ka asnjë arsye që unë të jem i shqetësuar.   

Por për drejtoreshën arsimore të Lushnjës, Liza Tabaku e cila tani që po flasim është në burg?

–  Prokuroria, gjykata, policia të zbatojnë ligjin me forcën më të madhe ndaj Lizës dhe ndaj çdo Lize që do të jetojë në botën e çudirave dhe që nuk do të jetojë në botën e ligjit dhe në botën e respektit ndaj qytetarëve të vet në radhë të parë. Kjo duhet të jetë e prerë për çdo njeri dhe nuk ka asnjë lidhje as me LSI-në dhe me asnjë forcë politike, absolutisht. Prandaj po ta them edhe një herë se do të isha i shqetësuar po të mos kishte arrestime, por në rast se merr lekë për të emëruar mësues, për të emëruar sanitarë, për të emëruar mjekë për të bërë shumë gjëra të tjera, në raste se në hipotekë i vonohet dosja qytetarëve…  

Ju po thoni se nuk ka asgjë tendencioze nga ana e Policisë dhe Edi Ramës për të arrestuar sidomos persona që janë pjesë e LSI-së…?

–  Nuk kam asnjë arsye të mendoj këtë gjë. Nuk kam asnjë arsye për të qenë i shqetësuar për këtë gjë, sepse edhe nëse ka një tendencë, kjo tendencë lexohet dhe kjo tendencë natyrisht, që nuk është e mirë për vetë qeverisjen si filozofi. Por nuk është një arsye kjo për të mbrojtur një njeri apo shumë njerëz të LSI-së që shkelin ligjin, përkundrazi.  

 Sipas mediave Shpëtim Idrizi po mbledh të pakënaqurit e Partisë Demokratike në PDIU për të nxjerr jashtë loje LSI-në. Mjafton shfaqja e tij me Mesila Dodën kur dorëzoi ligjin për dosjet, flitet edhe për përafrimin e 2-3 deputetëve të opozitës. Sa shanse ka të ndodhë një skenar i tillë?  

–  Nuk do të doja të përmendja emra partish dhe kolegësh deputetë sepse nuk mund të merrem me spekulimet e mediave.

Spekulime nuk janë sepse ka dalë Rama me Idrizin dhe kjo është parë…

 –  Mesila Doda është deputete e Shqipërisë, Edi Rama është Kryeministër i Shqipërisë. Tani nuk jemi në 1992, që po të dilte dikush nga mazhoranca me dikë nga opozita, kjo është tradhti e madhe. Nuk ekziston asnjë shqetësim i tillë nga LSI, për një skenar të tillë. Marrëveshja jonë me Partinë Socialiste është një marrëveshje programore, nuk është një marrëveshje numrash dhe që kushtëzohet nga numrat. Së dyti, LSI është një forcë politike që nuk është krijuar duke qenë në pushtet, përkundrazi, është krijuar duke ikur nga pushteti. Është kalitur në opozitë.Është e vërtetë që ka qenë për një periudhë kohe me Partinë Demokratike, por përsëri përpara zgjedhjeve ka ikur nga pushteti dhe ka dalë në opozitë edhe pse i kanë hequr edhe një përfaqësues që kishte në KQZ, dhe LSI është një parti që është rritur përmes saficave dhe nuk ekziston një shqetësim i tillë dhe çdo shtim i mazhorancës nuk ka asnjë problem. E rëndësishme është që mazhoranca të eci mirë.

– Duket sikur këtë kurajo Edi Ramës ia jep ti, sepse po të kishte vetëm 71 vota mbase nuk do të ishte kaq arrogant, do të ishte më i kujdesshëm.

– Unë mendoj që situata është kritike. Në kontekstin se duhet të zbatohet ligji. Unë flas për ligjin. Ligji ka edhe arrestime, ka edhe dënime ka edhe sanksione të tjera.

/agjencia "Sot" news/