Presidenti Ilir Meta paralajmëron se nga nesër do të ushtrojë detyrën e tij në formë zyrtare me takime vetëm institucionale me çdo lider politik apo përfaqësues ndërkombëtar.

Në studion e ”Opinion” ai ka thënë se Presidenti i Shqipërisë do jetë tepër zyrtar dhe takimet me Ramën, Bashën, Yuri Kim dhe Soreca-n do jenë të mirëdokumentuara dhe me dëshmitarë.

“Nga nesër do shihni një President tjetër. Do ketë një President tepër zyrtar. I hapur në çdo kohë për marrëdhënie zyrtare institucionale, të mirëdokumentuara dhe me dëshmitarë. Me Ramën, me Lulin, me Sorecën dhe me Kim. Me të katër nga nesër vetëm marrëdhënie dhe takime institucionale, me dëshmitarë dhe të mirëdokumentuara!”– tha Meta.