Presidenti i Republikës, Ilir Meta për herë të parë tha se Monika Kryemadhi e kishte gënjyer për djegien e mandateve. 

Meta, i ftuar në “Opinion” tha se kishte biseduar me kryetaren e LSI, njëkohësisht bashkëshortja e tij dhe i kishte thënë se djegia e mandateve ishte marrëzi. Vetë zonja Kryemadhi iu ishte përgjigjur se kjo nuk do të ndodhte. 

A ka pasur një marrëveshje mes jush dhe Berishës?

Zero marrëveshjes mes meje dhe Berishës. Zero marrëveshje mes meje dhe Lulzim Bashës, zero marrëveshje midis meje dhe Monika Kryemadhit. Mund t’ju them që dhe më ka gënjyer, kam qenë në Gjermani. Për këtë çështjen e mandateve, se unë i kam dërguar në WhatsApp që kjo është një marrëzi, në asnjë mënyrë, etj, jo më tha pa problem, se edhe po ndodhi kjo mund të jap vetëm unë dorëheqje, për arsye solidariteti edhe kështu, por ata të tjerët nuk do t’i lenë mandatet. Edhe ndodhi një gjë tjetër.

Të ka gënjyer zonja Kryemadhi?

 

Më ka gënjyer, është çështja e saj, nuk është ky problemi im, është çështje transparence.