Ish-ministri i PD-së Arben Imami ka bërë një deklaratë të fortë kundrejt kryeopozitarit Lulzim Basha. I ftuar në “Real Story”, Imami u shpreh se Lulzim Basha i dinte përgjimet e publikuara nga media gjermane “Bild”, i dinte që përpara marrëveshjes që bëri me kryeministrin Edi Rama më datë 17 maj të vitit 2017.

Madje përsa i përket “Dosjes 339/1”, që përfshin përgjimet e Durrësit, sipas Imamit, Basha i ka patur të zbardhura.

“Një pjesë të përgjimeve i ka ditur Basha. I ka ditur atë përgjime para majit. E di që ka pasur përgjime problematike, por e di në parim, çështjet që janë publikuar të Dibrës. E ka thënë në çadër. Kurse të Durrësit, sipas informacioneve që unë kam dosjen e Durrësit e ka pasur të zbardhur.

Unë i kam marrë vesh para një viti e gjysëm, pasi i kam shkëputur marrëdhëniet me të. Unë e di që Basha ka marrë një person në telefon e i ka thënë që kam një dosje. E ka pyetur se çfarë u bë me dosjen, i ka thënë e kam humbur,”– tha Imami.