Inagurimet bëhen kur do Berisha

16/07/2012 - 00:00

 

Mendoj se ky terminal duhej që të ishte inaguruar kohë më parë, por me sa duket u prit që t´i mbushej mendja Berishës për të prerë shiritin e përurimit. Donatorët kanë dhënë shumë para për investime të rëndësishme në Shqipëri, por po t’i shikosh ato, vëren se paratë e tyre dhe të taksapaguesve shqiptarë janë keqmenaxhuar

Terminali i ri i pasagjerëve në portin e Durrësit mund të ishte vënë në shërbim të qytetarëve që në fillim të sezonit turistik, por ai u përurua vetëm kur kryeministri Berisha e pa të arsyeshme. Kështu do të deklaronte deputeti socialist, Blendi Klosi, për të cilin kreu i ekzekutivit nuk bëri gjë tjetër veçse show-n e rradhës në vazhdën e veprave madhore që inaguron në të gjithë vendin. Klosi i ka konsideruar investimet e qeverisë shqiptare me paratë e donatorëve si investime që kanë në thelb korrupsionin dhe interesat e klanit qeveritar të Berishës. Duke u  ndalur tek dakordësia mes mazhorancës dhe opozitës për reformën zgjedhore Klosi theksoi se pavarësisht se disa kërkesa të paraqitura nga PS-ja nuk u morën parasysh është e rëndësishme që në tërësi u ra dakort për ato ndryshime që do të garantojnë në rradhë të parë për qytetarët një proçestë rregullt zgjedhor. Në të njëjtën kohë, ndryshimet në konceptin për mënyrën sesi duhet të seleksionohet kandidatura për kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka një rëndësi të veçantë pasi sipas deputetit socialist tashmë çdo qytetar që është i bindur se përmbush kriteret për kryetar të KQZ-së mund të dorëzojë aplikimin pranë Komisionit të Ligjeve.

Si e vlerësoni faktin që një investim i rëndësishëm është realizuar në portin më të madh të vendit?

Mendoj se ky terminal duhej që të ishte inaguruar kohë më parë, por me sa duket u prit që t´i mbushej mendja Berishës për të prerë shiritin e inagurimit. Donatorët kanë dhënë shumë para për investime të rëndësishme në Shqipëri, por po t’i shikosh këto investime të realizuara në vendin tonë shikon se paratë e donatorëve dhe të taksapaguesve shqiptarë janë keqmenaxhuar. Shiko rrugën Levan–Fier, shikoni dhe investime të tjera ku pjesa më e madhe e parave shkojnë në xhepat e pushtetarëve dhe njerëzve të tyre.

A jeni i kënaqur me faktin se deputetë të maxhorancës në Durrës kanë kërkuar zbutjen e moratoriumit për skafet?

Unë mendoj se moratoriumi për skafet nuk ka nevojë për arnime, por duhet hequr plotësisht. Shikoni pasojat e rënda që ka turizmi nga ky moratorium. Jemi ndër vendet e pakta në botë që nuk kemi porte moderne jahtesh për zhvillimin e turizmit, që nuk kemi mjete lundruese në shërbim të turistëve. Ne kërkojmë turizëm të suksesshëm, por pa plotësuar kushtet që kërkon, ky turizëm nuk mund të jetë i tillë. Shikoni se në çfarë situate e ka katandisur turizmin Berisha, shikoni se çfarë po ndodh në plazhet e Durrësit dhe Kavajës ku mungon uji i pijshëm, ku ujërat e zeza derdhen në det, ku turistët po largohen. Unë mendoj se kjo qeveri është përgjegjësja direkte për këtë situatë që po sjell pasoja të rënda për të ardhmen e turizmit në vend. A e dini se ç’do të thotë për Durrësin nëse do të vihet në jetë projekti për TEC-e dhe plehra? Ky qytet jo vetëm që nuk do të kishte perspektivë turistike, por nuk do të kishte as perspektivë për të jetuar. Sigurisht që me ardhjen në pushtet të PS-së dhe opozitës aktuale, ne nuk do të lejojnë këtë maskaradë të shëmtuar që e ka zanafillën te korrupsioni dhe etja e tmerrshme për para e pushtetarëve aktualë.Pavarësisht nga ajo që bëri KQZ-ja me referendimin kundër plehrave, PS do të mbështesë në vazhdimësi grupin nismëtar që kundërshton importin e plehrave. Me ardhjen në pushtet, PS do shfuqizojë nenin që lejon importin e plehrave. 

Z.Klosi, me miratimin e draftit për ndryshimet në kodin zgjedhor duket se është bërë një hap para në marrëdhënien mazhorancë-opozitë. Cili është komenti juaj?

Ka pasur konsensus, por disa pika të rëndësishme të propozuara nga PS nuk janë marrë parasysh. KQZ-ja ishte një nga kushtet tona për të kthyer besimin e njerëzve. Më konkretisht miratuam çështjet e lëna pezull, që duhet të adresoheshin tek KQZ-ja për anëtarët e komisionit. Këto dhe administrimi i provave garantojnë transparencën e proçesit. Gjithashtu, parashikohet përfshirja e teknologjisë në proçesin e votimit dhe numërimit. Me këto nene që u miratuan kemi plotësuar rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. E rëndësishme është që tashmë është e mundur që

te përdoret teknologjia në të paktën 20 për qind të territorit. Më konkretisht parashikohet që pajisjet për identifikimin e kartave të identitetit të përdoren gjatë proçesit të votimit në të gjithë qarkun e Tiranës, më i madhi në vend, që nxjerr 32 deputetë, ndërsa numërimi elektronik është parashikuar të përdoret për herë të parë në Fier, qarku i dytë më i madh në vend, që nxjerr 16 deputetë. Po kështu ka ndryshime në konceptin për mënyrën sesi duhet të seleksionohet kandidatura për kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku çdo qytetar që është i bindur se përmbush kriteret për kryetar të KQZ-së dorëzon aplikimin pranë Komisionit të Ligjeve. Tashmë opozita ndodhet në një proçes me një sërë garancish të reja, të cilat do të pengojnë mospërsëritjen e historisë të shëmtuar të zgjedhjeve, ku Berisha njihet si shkatërruesi i madh i tyre.

 

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Publikohet në Fletore Zyrtare dhe ka hyrë në fuqi prej ditës së djeshme akti normativ i cili shtyn me paguarjen e qirasë së muajit prill

Presidenti Ilir Meta ka dalë sot në krah të mediave, duke shkruar se nuk mund të braktisen nga autoritetet në këto momente të vështira.

Kryeministri Edi Rama ka folur edhe njëherë për aktin normativ  të lidhur me mospagimin e qerasë për dy muajt në vijim.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me shqiptarët që kanë mbetur në pikat kufitare.

Kryeministri Rama ka dhënë një lajm të mirë mbrëmjen e sotme. Përmes Facebook-ut, ai bën me dije se një çift i moshuar nga Korça janë shë

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me shqiptarët e bllokuar në pikat e kalimit kufitar me Greqinë dhe Malin e Zi.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar nga koronavirusi.

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të bërë publik nga kryeministri Edi Rama se disa biznese të caktuara nuk do të paguajnë qira p

Pas reagimit të ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka mbi paralajmërimin e PD-së se do të dorëzojë kallëzim penal ndajsaj dhe të gjithë ins

Ministrja Olta Xhaçka i është përgjigjur akuzave të opozitës duke thënë se operacioni humanitar po ndihmon 600 mijë familje shqiptare dhe