Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Intehrim, Monika Kryemadhi ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me denoncimin e saj për inceneratorët.

Kryemadhi tha se eksponentë të LSI kanë refuzuar të firmosin për ndërtimin e inceneratorëve, ndërsa thotë se për herë të parë për inceneratorët ka dëgjuar kur ka vizituar Brostarin.

Ajo thotë se pasi ka dalë kundër inceneratorëve, ish-ministri Lefter Koka ka shkuar dhe është ankuar tek Ilir Meta.

“Çështja e inceneratorëve për Kryemadhin dhe LSI është bërë e njohur diku rreth nëntor-dhjetor të 201. Asnjë nga ne nuk ka pasur dijeni për një gjë të tillë. Ka vetëm një letër të Vasilit që ia drejton këshillit të bashkisë së Fierit. Manjani e ka refuzuar që kjo mos kalojë në qeveri. Unë nuk kam qenë kryetare partie në atë kohë. Për herë të parë me inceneratorët në Brostarë, ku kam njohur një grua, Lena quhet, gazetare, e cila ishte në krye të protestës kundër inceneratorit të Fierit. Aty zoti Koka u ankua tek ish kryetari i LSI.  Dhe unë i kam thënë ti e di shumë mirë qëndrimin tim. Më ka kërkuar që të mos flisja kundër. Thoshte se inceneratorët janë më mjedisorë se sa landfillet. Megjithatë që nga ajo kohë unë nuk kam pasur më komunikim me z.Lefter Koka. Ai nuk ka marrë pjesë në asnjë mbledhje”– tha Kryemadhi.