Inceneratori i  Tiranës në Sharrë është bërë së fundmi “molla e sherrit” mes Partisë Demokratike dhe mazhorancës. Prej disa ditësh, palët politike kanë shkëmbyer akuza për korrupsion ndaj njëra-tjetrës.

Ndërkohë, lidhur më këtë të çështje, ka reaguar ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se ditën e sotme kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u shfaq në Sharrë pa dhënë llogari për 25 milionë eurot e vjedhura.

Po ashtu, ish-deputetja e fajëson Veliajn dhe për vdekjen tragjike të Ardit Gjoklaj, ndërsa shton se kryeministri Edi Rama dhe Veliaj nuk do të shpëtojnë nga përgjegjëesia penale.

Reagimi:

Duhej guxim i madh nga ana e Veliajt te shfaqej sot ne Sharre, por perfaqesuesi me i denje i shpifjes dhe baltosjes, pergjegjesi per jeten e humbur te Ardit Gjoklajt u shfaq sot ne inceneratorin e Tiranes pa dhene asnje llogari per 25 mln eurot e vjedhura aty.

Ai qe nuk pastron dot plehrat e Tiranes, u perpoq me kot te pastroje pislliqet e shefit te tij qe ka paguar 75 mil euro per inceneratore qe nuk ekzistojne.

Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk do te shpetojne nga pergjegjesia penale per miliona euro dhene kompanive fanntazem per inceneratore qe nuk punojne.