Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim dhe ish-deputetja e LSI, Floida Kërpaçi ka reaguar për incidentin që ndodhi dje në Pallatin e Kongreseve me kryeministrin Edi Rama, në ceremoninë e diplomimit të 1600 studentëve të mjekësisë.

Në një postim në Facebook, Kërpaçi e cilëson dërhyrjen e punonjësve të gardës si të papranueshme, ndërsa shkruan se dhuna që u ushtrua dje, ushtrohet përditë ndaj qytetarëve dhe familjeve shqiptare.

POSTIMI I PLOTË

Largimi i mjekëve është rezultat i keqqeverisjes së ER!

Largimi drejt Gjermanisë është kthyer në shpresën e vetme për të punuar në profesion me pagë të mirëpaguar e kushte në punë sepse politikat e qeverisë nuk japin mbështetje reale për profesionistët e shëndetësisë!

Dhuna e ushtruar dje, ndaj studentëve është shembulli i dhunës së përditshme që ushtrohet me rritjen e taksave dhe pengesat që kanë familjet shqiptare!

Dhuna, pengimi i të drejtës së fjalës është modeli i bashkëqeverisjes së Rilindjes!

I ka ardhur fundi! Askush nuk mund të na dhunojë e të na dëbojë nga shtëpia jonë!

Shqipëria është shtëpia jonë!