Pas djegies së KZAZ numër 6 në Vaun e Dejës, në vend mbërriti deputeti Tom Doshi. Ai dënoi sulmin dhe tha se materialet zgjedhore do të zëvendësohen brenda të hënës.

Sipas tij populli nuk duhet të shqetësohet pasi materialet do të vijnë me avion nga Sllovenia dhe përgjegjësit për sulmin do të përgjigjen para ligjit.

“Materialet zgjedhore do të zëvendësohen. U lidha me KQZ do të vijnë me avion prej Sllovenie dhe ditën e shtunë janë materialet këtu. Populli nuk do të ketë asnjë shqetësim, ata që kanë kryer këtë akt do të japin llogari para ligjit. Ky është një akt i shëmtuar. Këto gjëra ndodhin në Afganistan, jo në bashkinë e Vaut të Dejës apo në Shkodër. Për ne është pozitive që e pamë se çfarë kanë ndërmend të bëjnë. Do marrin masa që edhe kjo qendër të jetë e mbrojtur. Shkaktarët që kanë kryer këtë sulm do të mbajnë përgjegjësi penale”,- tha Doshi.