Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi në Twitter pas të dhënave të Indeksit të Demokracisë, që e klasifikon vendin tonë si regjim hibrid një hap larg autoritarizmit.

Basha shkruan se ‪Shqipëria shënoi përkeqësim duke rënë nga vendi i 76 në vendin e 79-të.

POSTIMI I PLOTË 

Indeksi i Demokracisë i @TheEIU e klasifikon Shqipërinë regjim hibrid një hap larg autoritarizmit, për shkak të mungesës së një qeverie funksionale, parregullsive në zgjedhje, korrupsionit të lartë, sundimit të dobët të ligjit dhe mungesës së drejtësisë së pavarur.‬

‪Shqipëria shënoi përkeqësim duke rënë nga vendi i 76 në vendin e 79-të. Nismat ligjore për të penguar lirinë e shprehjes synojnë që të manipulojnë dhe të mbajnë të fshehura të vërtetat e gjendjes së keqe ku ka katandisur kjo qeverisje vendin.