Indrit Hamiti zgjidhet në kryesinë e shoqatës së bashkive

18/06/2012 - 00:00

 

E djathta merr kreun e shoqatës së bashkive pas zgjedhjes së Lulzim Bashës në këtë post

Pas disa vitesh, e djathta ka rimarrë përsëri kryesimin e Shoqatës së Bashkive të vendit duke ulur në postin drejtues të kësaj shoqate kryetarin e bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Kryebashkiaku Basha, që u zgjodh kryetar i kësaj shoqate gjatë mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme, theksoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit mes të zgjedhurve vendorë. I mandatuar si Kryetar i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, Basha u bëri thirrje përfaqësuesve të opozitës, të bashkëpunojnë dhe të marrin vendet që u takojnë, atë të nënkryetarit të shoqatës si dhe gjysmës së anëtarëve të kryesisë, ndërsa u shpreh i bindur se sëbashku, edhe me ndihmën e partnerëve, shoqata do të funksionojë në parametrat më të mirë të pjesëmarrjes së të gjithë të zgjedhurve vendorë. Në kryesinë me pesë anëtarë të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë është zgjedhur edhe kryetari i Këshillit Bashkiak të Durrësit, Indrit Hamiti, i cili është përfaqësuesi më i lartë i pushtetit vendor të Durrësit në këtë kryesi.

Hamiti e ka vlerësuar prezencën e tij në kryesinë e Shoqatës së Kryetarëve të Bashkive si,- “një përgjegjësi më shumë për të punuar në drejtim të decentralizimit dhe çështjeve të tjera të rëndësishme që kanë të bëjnë me një shërbim më të mirë ndaj qytetarëve”. Edhe ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, ka theksuar nga ana e tij se bashkitë duhet të angazhohen më shumë dhe të ofrojnë një shërbim më të mirë për qytetarët e tyre. “Duhet të kontribuoni duke forcuar strukturat demokratike të bashkive. Ju inkurajoj të krijoni klimën e duhur të bashkëpunimit, për të pasur një shoqatë funksionale. Bashkitë kanë nevojë të angazhohen më shumë në shoqatë, për ta realizuar më mirë punën e tyre, për të qenë konform standardeve të Europës dhe për të arritur më shumë në vendimmarrjen e qeverisjes qendrore, në të mirë të qytetarëve”,- i është drejtuar ambasadori Wollfarth drejtuesve vendorë. Zgjedhjet për Asamblenë e Përgjithshme u zhvilluan një vit pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale, ku vlen të theksohet se pas 10 vitesh drejtimi nga e majta, në Tiranë u zgjodh një kandidat I propozuar nga e djathta. Asambleja e Përgjithshme është ngjarja më madhore e Shoqatës së Bashkive, ku normalisht duhet të marrin pjesë me të drejtë vote të gjithë kryetarët e bashkive dhe kryetarët e këshillave bashkiakë.

Janë të ftuar të marrin pjesë anëtarë të qeverisë, Parlamentit, agjencitë joqeveritare, institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare, përfaqësitë e huaja, si dhe organizatat joqeveritare që kontribuojnë për zhvillimin e demokracisë vendore. Gjithesi duhet theksuar fakti se të ndarë nga ngjyrimet politike, krerët e bashkive, pavarësisht se ndajnë të njëjtat shqetësime, nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për t’i zgjidhur problemet. Në asamblenë e fundit u synua nxitja e bashkëpunimit të të gjitha njësive vendore për të shkëmbyer eksperiencat pozitive dhe rritjen e kapaciteteve të tyre për të ofruar shërbime sa më efektive dhe sa më pranë qytetarëve. Asambleja e shoqatës vlerësoi si element thelbësor bashkëpunimin me Shoqatën e Komunave dhe atë të Qarqeve për të arritur një zhvillim të integruar të territorit, duke synuar lobimin me kushtin që ligjet apo vendimet që lidhen në mënyrë direkte apo indirekte me qeverisjen vendore, para se të miratohen të marrin në konsideratë në mënyrë institucionale mendimet e të gjitha bashkive. Sipas drejtorit të Shoqatës së Bashkive Fatos Hodaj,- “Shoqata u themelua në 12 tetor 1993, me kërkesë të një grupi prej 10 kryetarë bashkish dhe ka mbështetjen e shumë organizmave ndërkombëtarë.Qëllimi i mbledhjes së Asamblesë konsistoi në kontribuimin për mbrojtjen e interesave të përbashkëta të bashkive, diskutimin e problemeve për nxitjen e decentralizimit etj“.

Po sipas z Hodaj shoqata i realizon qëllimet e veta në mënyrë demokratike duke bashkëbiseduar dhe debatuar në mënyrë konstruktive me qeverinë, parlamentin, organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare dhe me të gjithë ekspertët që operojnë me pushtetin vendor, sepse është e bindur që në këtë mënyrë do të  gjenden rrugët dhe mënyrat për t‘i shërbyer më mirë, më lirë dhe më me efikasitet qytetarëve”. Shqipëria që prej vitit 2000 ka ndërmarrë shumë reforma në sistemin e financave publike, por ende bashkitë kanë nevojë për asistencë në këtë fushë sidomos në mbledhjen e të ardhurave të cilat janë burim që gjenerojnë më shumë investime dhe më shumë shërbime për t’ja ofruar qytetarëve në të ardhmen.

 

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje sërish kryedemokratit Lulzim Basha që të ulen në një tryezë të përbashkët.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë, Lorenc Tosku, dhe deputeti Floren

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan premtoi sot se brenda harkut kohor të një viti 500 banesat e premtuara për familjet e prekura

Gjatë një konferencë me investitorët në Turqi pas takimit me Presidentin Recep Tayip Erdogan, kryeministri Edi Rama kërkoi ndihmë nga tur

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka postuar në Facebook një video të kryeministrit Edi Rama gjatë periudhës së fushatës elektorale për

Presidenti Ilir Meta ka vizituar këtë të diel disa shtëpi të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka kujtuar sot 29-vjetorin e Lëvizjes Studentore, që u ngrit në një marshim masiv më 8 dhjetor të vitit 19

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Turqisë, ku ka takuar Presidentin Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti Ilir Meta kujton përmes një postimi në “Facebook” 29-vjetorin e Lëvizjes Studentore, që ia doli të rrëzojë regjimin komunist.

Shkaktari i 51 viktimave nga tërmeti është Edi Rama, deklaroi Monika Kryemadhi.