Inspektojnë rrugën bujqësore në Elbasan, Rama-Ballës: Ti sa herë këtë punë ke

22/02/2020 - 13:50

Një tjetër aks i ri në shërbim të zhvillimit bujqësor e rural, të zonës së Elbasanit, do të jetë rruga bujqësore Kuqan-Bujqës-Jagodinë-Murriqan-Thanë, e cila i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë. Tejet e amortizuar dhe pa asnjë standard sigurie për lëvizjen e banorëve dhe mjeteve, rruga ishte kthyer në një pengesë serioze në transportin e produkteve bujqësore të fermerëve të zonës.

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot punimet për rikonstruksionin e kësaj rruge, e cila do të shndërrojë tërësisht zonën në një hapësirë të mirëfilltë agroturistike.

“Rruga do të lehtësojë produktet bujqësore të Elbasanit në qendrat e grumbullimit në Lushnje. Vetëm në dy muaj, nga janari-në 15 mars nga prodhimi i lakrës prodhohet në vlerë rreth 2 milionë dollarë, e cila është e gjitha e kontraktuar për eksport. Prodhimi shkon në vendet përreth, por edhe më tej në Europë. Aksesi i rrugës na jep mundësi ta çojmë në pika më tej prodhimin dhe shpresojmë që vitin tjetër për të njëjtën periudhë kohore të kemi dyfishin e kësaj vlere”, tha deputeti i Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla.  

Në bisedë me fermerët e zonës, kryeministri theksoi se orientimi i duhur për të zhvilluar ekonominë e tyre personale dhe të zonës në tërësi është organizimi i fermerëve.

“Ne po i heqim dhe do t’i heqim përfundimisht të gjitha ato tezgat e rrugëve se ato janë një skandal. Kështu që të bashkohen njerëzit, jo si në atë kooperativën e dikurshme që punonin të gjithë dhe i mblidhte vetëm shteti, por këtu të gjithë punojnë dhe secili merr atë që i takon. Bashkë për të përcaktuar cfarë do të prodhojmë, bashkë për të përcaktuar si do ta prodhojmë, por secili prodhon vetë dhe në shitje të gjithë bashkë”, u shpreh kryeministri.​

Mes Taulant Ballës dhe Edi Ramës nuk kanë munguar as batutat, teksa Balla po i tregonte rreth projektit.

Balla: Të themi të drejtën meqë ju kemi këtu, kemi edhe një 2 kilometërsh me pjesën e Belshit për ta lidhur gjithë pjesën e unazës.

Rama: Jo meqë jam këtu, por sa herë jam këtu këtë punë ke, edhe dy kilometra më andej.

Balla: Po na duhen edhe dy kilometra më tej apo jo. 

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Edi Rama shkruan në Facebook se parku fotovoltaik i Karavastasë do të jetë më i madhi në Ballkan dhe kjo sipas tij, do të je

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka marrë pjesë në mbledhjen që Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të N

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte në Rrogozhinë këtë të mërkurë, ku vizitoi tregun agro-ushqimor të këtij qyteti.

Byroja e Kuvendit përjashton me 10 ditë deputetin e opozitës parlamentare Ralf Gjoni.

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ambasadorin e BE Luigi Soreca kanë zhvilluar një vizitë në Lushnjë, ku panë nga afër punën nëpër ferm

Rudina Hajdari, bashkëkryetarja në komisionin e reformës zgjedhore, ka deklaruar se mazhoranca dhe opozita jashtë parlamentare kanë arrit

Pas dekretimit të tre ligjeve të mazhorancës, Presidenti Ilit Meta ka vendosur të kthejë për shqyrtim në Kuvend ligjin për "Aktivitetet e

Pas përfundimit të takimit me kryedemokratin Lulzim Basha, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim theksoi se diskutimi ishte fokusuar tek e ardhmja

Duke folur pas takimit me ambasadoren amerikane në vendin tonë, kryedemokrati Lulzim Basha është zotuar se Reforma Zgjedhore do të përfun