Pas deklaratave të gazetarit Jetmir Olldashi të bëra mbrëmjen e djeshme në emisionin "Studio e Hapur" në News24, ka reaguar deputeti socialist, Pjerin Ndreu.

Në një postim në Facebook, me ironi Ndreu shkruan se opozita ka varur shpresat te 'Babalja' dhe manipulimet skandaloze do shfryhet si tullumbace.

POSTIMI I NDREUT

Gazetari Olldashi i dha rruge mashtrimit te Babales dhe viagrimit qesharak te Lulzim Bashes ! Une nuk e kam pare qe ka folur me Agron Xhafen tha…! Opozita jone qe ka vare shpresat te Babalja dhe manipulimet skandaloze do shfryhet si tullumbace ! Shpejt do te shijoni se cfare mjerimi perfaqeson opozita e ketij vendi ! Nuk keni pare gje akoma!