Gjatë takimit me banorë të Njësisë Administrative Nr. Në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka folur sërish për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, për të cilin po i bien këmbët, që ta pushojnë nga puna.

Me tone ironike Rama tha se LSI, që më parë iu gjente punë të vetëve, tani po lë pa punë edhe ata të PD, madje sipas kreut të qeverisë po lë pa punë edhe Presidentin, të vetmin që e kanë të punësuar.

"LSI la pa punë edhe këta të PD, iu gjente punë të vetëve, por tani la pa punë dhe këta të PD. Ata po lënë pa punë edhe Presidentin, të vetmin të punësuar që kanë. Ai po i bie këmbës që ta heqin nga puna", tha Rama.