Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka një njoftim të rëndësishëm për datën 13 tetor, e dekretuar nga presidenti Ilir Meta si datë për zgjedhjet por pa gjetur mbështetjen e maxhorancës.

Veliaj teksa thumbon kreun e shtetit dhe opozitën, e pranon se më 13 tetor do të ketë "zgjedhje", pasi do të mbahet Maratona e Tiranës.

"Vjet lindi Kajan, sivjet s’ka justifikime! 

Në 13 Tetor ka zgjedhje, dhe nuk janë imagjinarët e politikës së vjetër. 

Mund të rrish në shtëpi, ose të marrësh pjesë në Maratona e Tiranës 2019 – ku mund të zgjedhësh sërisht mes disa garave të ndryshme!

Unë do tentoj 21km këtë mandat", shkruan Veliaj.