Ish-deputeti: Durrësi, qytet fantazmë pas tërmetit, biznesi në gjendje katastrofike

14/12/2019 - 21:50

Tërmeti i 26 nëntorit e ka shndërruar pjesërisht Durrësin në një qytet fantazëm. Kur kanë kaluar tre javë nga tërmeti, ish-deputeti demokrat, Florian Mima, i cili e ka prekur nga afër terrenin thotë se situata mbetet po ajo.

I ftuar në RTV Ora ai thotë se veç qytetarëve që kanë humbur shtëpitë, ka edhe të tjerë që ende nuk e dinë nëse banesat e tyre janë apo jo të sigurta për të vazhduar jetesën në to.

"Jemi përditë në Durrës, një qytete që në zona të caktuara ka marrë pamjen e një qyteti fantazëm. Fytyra njerëzish të trishtuar dhe të pasigurtë, ende nuk kanë marrë  një copë letër që ky pallat është i banueshëm apo jo. Edhe ku ka pasur vizita të grupeve nuk është lënë një copë letër, s'ka një vlerësim. Kanë kaluar tre javë dhe nuk kemi një mistri të hedhur për ato ndërtesa që mund të riparohen. E njëjta situatë edhe me biznesin. Biznesi në Durrës është në gjendje kastrofike. Njerëzit kanë frenuar blerjet. Vizituam dje një biznes me 400 punëtorë, ka hyrë dhjetori dhe nuk ka një ditë pune të regjistruar. Kontraktorët në Itali e kërcënojnë se do prishin kontratën.Është i detyruar të paguajë pagën e këtij muaji vetëm që të mos i largohen punëtorët.250 milion lekë të vjetra ishte fatura e pagës për dhjetorin. Besoj se fatura nëse përfshin futjen e rreziqeve të tjera që mund të ndodhin në këtë vend dhe nuk janë në dorën tonë, fatura mund të jetë e rangut të miliarda dollarëve."

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pak para nisjes së seancës parlamentare, Partia Socialiste ka mbledhur grupin parlamentar.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar rreth tenderit që Ministria e Brendshme i ka dhënë bashkëshortes së Agim Kajmaku

Përmes një postimi në Facebook, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka një thirrje për ambasadorin e BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca.

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka tha se është i gatshëm të hyjë në zgjedhje edhe me Edi Ramën kryeministër në mënyrë që kjo

Në një deklaratë, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj kërkoi që kryeministri Edi Rama të merret si i pandehur për foton

Kryeministri Edi Rama, në cilësinë edhe të kreut të Presidencës së OSBE, nga konferena ne Kiev me Ministrin e Punëve të Jashtme, Vadym Pr

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka refuzuar të mbajë një qëndrim mbi arsyen pse u fshi artikulli i gazetës gjermane “BILD”

Në një ceremoni solemne të zhvilluar në Institucionin e Kreut të Shtetit, ku merrnin pjesë aktorë, regjisorë, profesorë e pedagogë të Uni

Me rastin e marrjes së Presidencës së BE-së nga Kroacia, është mbajtur një aktivitet në Tiranë nga ku janë dhënë mesazhe të rëndësishme e

Gazeta gjermane “Bild” ka fshirë artikullin dedikuar financimit të fshehtë në llogari të PD-së dhe kryedemokratit Basha.