Ish-deputeti i PD: Si mundet të bëhet qesharake një anëtare e Gjykatës Kushtetuese?!

14/11/2019 - 17:45

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu, iu është bashkuar reagimeve pas betimit të anëtares së re Gjykatës Kushtetuese Arta Vorpsi pranë një notereje, pasi presidenti Ilir Meta refuzoi që ajo të ishte pjesë e ceremonisë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, demokrati thekson se Vorpsi shkoi tek noterja pa marrë me vete as Kushtetutën, ndërsa shton se si mund të pranojë një anëtare e Gjykatës Kushtetuese që të vihet në pozita të tilla.

REAGIMI I SHEHUT:

Gjykata Kushtetuese e çdo vendi demokratik në botë është institucioni i përbërë nga specialistët më të aftë, më solid, të pa tjetërsueshëm, koshient të pozicionit të tyre e rëndësisë së madhe të tij për vendin.
Dhe sot një juriste, që mbas shume seleksionimesh e vetingjesh u sapo votua për atë institucion madhor nga ai “Kuvend” antikushtetues e 122-sh me 42 pupacë, shkon me vrap të “betohet” tek noteri i saj, pa marrë as Kushtetutën me vete…, kishte vetëm 26000 lekë!
Dikush thotë që e urdhëruan…unë pyes, një person që zbaton urdhra të tilla duke e vënë veten e tij në pozita kaq qesharake a mund të jetë anëtare e Gjykatës Kushtetuese?!
Dikush tjetër lexoj që shkruan se e bëri nga pa dija…pyes përsëri, a mund të jetë kaq i pa ditur një Gjykatës Kushtetues?!
Ka dhe shume mendime të tjera rreth e rrotull…të gjitha të pa pajtueshme me atë institucion thelbësor.
Mbas mbi dy vitesh pa Gjykatë Kushtetuese, pritje të ankthshme për atë, me të drejtë lind pyetja e dyshimi i madh: ky do të jetë niveli e modeli i asaj që po vjen si pasojë e kësaj Reforme?

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Edi Rama dhe imami Elvis Naçi ka qenë sot në Thumanë për të parë nga afër punën që po bëhet për përgatitjen dhe ngritjen e n

Tashmë siç e ka bërë zakon kryeministri Edi Rama së bashku me kamerën e ERTV, viziton familjet e prekura nga tërmeti.

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi paketën e rindërtimit të dëmeve që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit bashkë me buxhetin e vitit

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ministrin e Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj.

Kryedemokrati Lulzim Basha iu bën thirrje banorëve të Durrësit, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti, që të mos rrezikojnë për të

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot të Dërguarin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB për sigurinë rrugore, Jean Todt.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar lidhur me vendimin e kryeministrit për të emëruar Arben Ahmetajn në postin e min

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shkruan në Facebook se njerëzit e pushtetit gënjyen për Thumanën, teksa publikon një video ku shfaqet

Presidenca ka reaguar pas ndryshimeve në qeveri të propozuara nga kryeministri Edi Rama, i cili ka propozuar emrin e kreut të Komisionit

Ditën e djeshme, Katrin Treska u shkarkua nga posti i Drejtoreshës së Përgjithshmë në Ministrinë e Drejtësisë.