Ish-deputeti Spahia: Trajtimi i COVID-19 është falas me ligj, SPAK të hetojë qeverinë

29/10/2020 - 21:04

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia i bën thirrje SPAK të hetojë qeverinë pasi nuk po u ofron qytetarëve trajtim shëndetësor falas për COVID-19.

Sipas Spahisë, qeveria po shkel vetë ligjin 15/2016 i cili e detyron atë që çdo personi të dyshuar apo konfirmuar me sëmundje infektive t’i ofrohet shërbimi falas shëndetësor dhe i menjëhershëm.

Ish-deputeti tregon se nga të gjitha ilaçet për trajtimin e COVID-19, vetëm Azitromicina është në listën e rimbursimit teksa praktikisht jep vetëm 3 ditë terapi me këtë ilaç.

Nga ana tjetër falas nga barnat është kortizoniku që kushton shumë lirë kurse nga antokoagulantët vetëm aspirina Xarelto 100 gram, por që ka kufizim strikt pasi përdoret vetëm për të sëmurët kronikë.

STATUSI NGA BARDH SPAHIA:

TRAJTIMI ANTI COVID ESHTE FALAS ME LIGJ, QEVERIA PO KRYEN VEPER PENALE

Propaganda sistematike e Edi Ramës dhe e ministres së tij militante të shëndetësisë, tregon se e kuptojnë fare mirë se cfarë po u bëjnë qytetarëve, pra cdo veprim në dëm të tyre e kanë me ndërgjegje!!!

Braktisja e qytetarëve duke mos u ofruar trajtimin shëndetësor falas për Covid-19, përvecse c’njerëzore është shkelje ligjore dhe një shkelje që cënon shëndetin e jetën është vepër penale.

Ligji 15/2016 “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive” detyron qeverinë, që çdo personi të dyshuar ose të konfirmuar me sëmundje infektive, sipas një liste të përcaktuar nga Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës Epidemike dhe Shërbimi Kombëtar i Kujdesit ndaj Sëmundjeve Infektive, të miratuar me urdhër nga ministri përgjegjës për shëndetësinë, t’i ofrohet shërbim shëndetësor i MENJËHERSHËM dhe FALAS, pavarësisht nivelit të kujdesit shëndetësor. Madje i njëjti ligj detyron që shërbimi për trajtimin e një sëmundje infektive të ofrohet FALAS si në strukturat PUBLIKE, ashtu edhe PRIVATE.

Kjo nuk ndodh nën rregjimin e Edi Ramës. Nga protokolli i trajtimit, që mban firmën e zv. ministres së shëndetësisë / kryetare e komitetit të ekspertëve për trajtimin e të sëmurëve me Covid, vetëm Azitromicina është në listën e rimbursimit. Por këtë medikament qeveria e rimburson pjesërisht: vetëm 6 kokrra (tablete) prej 250 mg. Pacientit covid i duhet azitromicinë 500 mg për të paktën nga 6-9 ditë, pra edhe sikur të merren dy kokrra nga 250 mg në ditë, duke rimbursuar vetëm 6 kokrra 250 mg, shteti praktikisht rimburson vetëm 3 ditë terapi me azitromicinë!!!! Krejt e pamjaftueshme dhe tallëse, sidomos kur e njëjta zv. ministre që ka nënshkruar këtë protokoll deklaron se trajtimi anti Covid është falas dhe rimbursohet!

Asnjë nga barnat e tjera të parashikuara në protokollin e miratuar nga ministria e shëndetësisë nuk janë në listën e rimbursimit: as Levofloxacina, as Moxifloxacina, as shurupët e kollës, e madje as edhe tresoli!

I vetmi nga barnat e përdorur për Covid, e që rimbursohet është kortizoniku, një preparat që kushton shumë lirë.

Nga antikoagulantët në listën e rimbursimit është vetëm aspirina 100 mg dhe Xarelto, por për Xarelto ka kufizim strikt, sepse rimbursohet vetëm për të sëmurët kronikë me Fibrilacion Atrial.

Ja pra sesi qeveria që gjobit qytetarë për mosmbajtjen e maskës, e shkel vetë ligjin në mënyrën më kriminale, duke mos iu dhënë qytetarëve atë që kanë të garantuar me ligj: TRAJTIM FALAS për sëmundjet infektive si Covid-19, si në spital publik ashtu edhe privat, por edhe trajtimin në shtëpi!

Qytetarët po paguajnë shifra marramendëse për trajtimin në shtëpi, kur me ligj trajtimi duhet të jetë falas dhe është qeveria ajo që po e shkel ligjin!

I bëj thirrje SPAK të hetojë shkeljen skandaloze të ligjit 15/2016 nga ana e ministrisë së shëndetësisë, me pasoja të rënda për shëndetin, jetën dhe ekonominë e qytetarëve shqiptarë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Moderatori dhe gazetari i njohur Sokol Balla ka kërkuar mbrëmjen e djeshme që kryeministri Edi Rama të shkarkojë kryebashkiakun socialist

Në 24 orët e fundit në Shqipëri u regjistruan 19 viktima nga koronavirusi, numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë.

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka uruar Mimi Kodhelin një ditë pas emërimit të saj si nënkryetare e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka organizuar një tryezë me mjekët që po përballen me COVID-19 si dhe për të sqaruar akuzat e tij ndaj qeveris

Ministrja e Mbrojtjes i është përgjigjur përmes një deklarate akuzave demokratëve se ministrja Xhaçka ka përdorur helikopterët e Forcave

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kthyer sot për rishqyrtim në Kuvend ligjin për Policinë e Shtetit.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ditën e sotme, mori pjesë në takimin e rëndësishëm online, në lidhje me negociatat ndër

Partia Demokratike ka denoncuar se ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka po përdor buxhetin e shtetit për arsye personale.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi thotë se qeveria ka tre skenarë për zhvillimin e procesit mësimor dhe aktualisht janë në skenarin e parë.

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë pjesëmarrjen e presidentit Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi në di