Ish-këshilltari demokrat i KB Durrës, Shkëlqim Fortuzi, ka reaguar përmes një statusi në rrjete sociale për mos hapjen e negociatave të vendit tonë me BE-në. 

Ndërsa nënvizon se kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dha dorëheqjen, Fortuzi bën krahasimin mes Zaev dhe Ramës.

"Shikoni diferencën midis një K/Ministri me shtet të sajuar, por i përgjegjshëm me një K/Ministër që s’ndjen asnjë përgjegjësi, por krenohet si kaposhi në majë të plehut…

Kurrë mos ja besofshin fatin njerëzve pa ndjenja humane dhe mashtrueve klasikë, pamvarsisht lukut apo kostumit që veshin, pamvarsisht krahut politik që
“përfaqësojnë”.."
,- shkruan Fortuzi.

Njëkohësisht, Fortuzi fton shqiptarët "ti thërrasin mendjes dhe të mos mashtrohen më kurrë…"

Statusi i plotë i Shkëlqim Fortuzit:

Fatkeqësisht për popullin shqiptar,pas shuplakës sê radhës që i dha BE-ja Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Verit,për mos hapjen e negociatave,sipas agjensisë prestigjoze “ANSA”,K/Ministri i Maqedonisë ka njoftuar dorëheqjen,ndërsa K/Ministri jonë ka deklaruar se dielli do të lindë përsëri me datë 19 Tetor..
O Zot,thua vallë se edhe lindjen e diellit e komandon ky dështak mashtrues dhe i pa përgjegjshëm?!
Shikoni diferencën midis një K/Ministri me shtet të sajuar,por i përgjegjshëm me një K/Ministër që s’ndjen asnjë përgjegjësi,por krenohet si kaposhi në majë të plehut..
Kurrë mos ja besofshin fatin njerëzve pa ndjenja humane dhe mashtrueve klasikë,pamvarsisht lukut apo kostumit që veshin,pamvarsisht krahut politik që
“përfaqësojnë”..
Për një gjë jam i sigurtë:
Populli shqiptar e ka merituar para romunëve,bullgarëve&co për të hyrë në BE,por e ka penalizuar qeverisja e pa përgjegjshme..
Zoti i ruajtë shqiptarët dhe uroj ti thërrasin mendjes dhe të mos mashtrohen më kurrë…