Ish-kreu i bandës së Durrës në liri, Gjonaj: Këmbanë alarmi! Ndjekje penale për gjyqtaren Enkeleda Hoxha

17/01/2020 - 13:07

Në një dalje për mediat, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e ka konsideruar lirimin nga burgu të ish-kreut të bandës së Durrësit, Endrit Dokle një kambanë alarmi.

Gjonaj bëri me dije se ka kërkuar pezullimin dhe ndjekje penale për gjyqtaren Enkeleda Hoxha. 

"Lirimi i të dënuarve me burgim të përjetshëm është një këmbanë alarmi për procesin ku ndodhet drejtësia. Ndihem e keqardhur për këtë vendim edhe pse shqetësimin e kam shprehur institutocionalisht para se të bëhej duke kërkuar verifikim të menjëhershëm. Shqetësimi ynë për gjyqtaren Enkeleda Hoxha është përçuar në 8 Janar 2018 pas lirimit të Genc Tafilit. I jam drejtuar Inspektorarit të Këshillit duke ndeshar heshtje dhe papërgjegjshmëri. Është kryer një verifikim i vendimit të gjyqtares dhe fakteve publike. Nisur nga analiza e detajuar rezulton se gjyqtarja ka marrë vendim në kundërshtim të hapur me kriteret e lirimit me kush dhe kodit penal. Në datën 15 janar i jam drejtuar KLGJ për pezullimin e saj dhe marrjen e masave për shkarkimin e saj nga detyra e gjyqtarit. Po ashtu kam kërkuar ndjekje penale ndaj gjyqtares për parandalimin e fenomeneve të tilla. I kam kërkuar KPK për ndjekjen me prioritet të procesit të gjyqtares por edhe për raste të tilla të ngjashme. Nga hetimi ka rezultuar se nga drejtoria e shërbimit të provës, ka vepruar në shkelje të dispozitave ligjore. Janë marrë masat nga ministria e drejtësisë, duke pezulluar drejtorin e shërbimit të provës Krujë, dhe është kallëzuar penalisht. Duke marrë shkas nga vendimi i gjyqtares Hoxha, përsëris nevojën e një reagimi nga gjithë institucionet e drejtësisë. Këto vendime, që po shfrytëzojnë këtë periudhë tranzitore për interesa të tyre, duhet të marrin ndëshkimin nga institucionet e reja të drejtësisë me qëllim kthimin e besimit të qytetarëve te drejtësia. Kuvendi do të shqyrtojë propozimet për masat ndaj gjyqtarëve, e quajtur KÇK që do të japë instrumenta efikasë për këtë kategori gjyqtarësh e prokurorësh." tha Gjonaj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Ilir Meta ka shpjeguar në studion e emisionit “Opinion” procedurën e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke shpj

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagon në rrjete sociale pas konferencës për shtyp të ministres së drejtës

Përfaqësuesi i Grupit të Punës, ngritur pranë Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe mjeku Bardh Spahia, monitoroi dy qendra shëndetësore

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila i cilësoi akuzat e President

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj doli sot në një konferencë për mediat për t’ju përgjigjur akuzave të Presidentit Ilir Meta, si bash

Presidenti Ilir Meta foli në një intervistë për “Euronews” në Francë, duke komentuar thirrjen e tij për tubimin e 2 marsit.

Gjatë mbledhjes së Komitetit Kombëtar të Sigurisë, kryeministri Edi Rama tha edhe një herë se Shqipëria nuk është prekur nga Koronavirusi

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Komitetin Kombëtar të Sigurisë, lidhur me masat e marra deri më tani për parandalimin e Koronavirus

Shumë zëra i janë bashkuar thirrjes së Presidentit Ilir Meta për tubimin e 2 marsit.

Kur nuk na ndajnë shumë ditë nga 2 marsi, data kur presidenti Ilir Meta ka thirrur në një manifestim qytetarët në Bulevard, në mbrojtje t