“Ja investimet strategjike në Durrës!”,- shkruan ish-kreu i FRESSH Durrës, Ardit Kërtusha, ndërsa publikon një foto ku shfaqet një radhë e gjatë me betoniere që i drejtohen kodrës së Currilave.

Në statusin e tij në rrjete sociale, Kërtusha ironizon ndërtimet që po realizohen në njërën prej dy kodrave më të famshme të Durrësit, ndërsa investimi i realizuar në vitin 2015 dhe që synonte të parandalonte rrëshqitjen e mëtejshme të dherave është mbuluar “nga balta e korrupsionit”.  

“Gjelbërimi i betonit drejt Pyllit orbital te kodres se Currilave e cila pas cdo pike shiu zbret furishem ne rrugen automobilistike nqs mund te quhet me e tille , se me shume ngjason me shteg dhish e zaptuar nga balta e korrupsionit!”,- shkruan Kërtusha.

Ja investimet strategjike ne Durres! Gjelbërimi i betonit drejt Pyllit orbital te kodres se Currilave e cila pas cdo…

Posted by Ardit Kërtusha on Sunday, January 17, 2021