Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, njoftoi përmes një postimi në Facebook ndarjen nga jeta të babait të tij.

Siç bën me dije Bushati, i ati ka ndërruar jetë në Boston të SHBA-së, pas një beteje të vështirë me një sëmundje të rëndë.

“Im atë u shua sot në Boston, pas një beteje të vështirë me një sëmundje të rëndë. Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen e fëmijës për prindin kur shuhet drita udhëheqëse, dashuria e së cilës na ndriçon rrugën. E ardhmja është një premtim, thoshte shpesh ai, dëshmi e shpirtit optimist e zemrës së madhe me të cilin jetoi jetën. Prehu në paqe i shtrenjti ynë!”.