Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Kastriot Islami i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24 e ka cilësuar figurë të vogël Gent Cakajn, i propozuar nga Rama për ministër të Jashtëm.

Deputeti u ndal edhe tek përplasjet politike mes Ramës dhe Metës, por edhe reagimin e kreut të qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Nuk është  thjesht në nivelin e politikës së jashtme, më shumë se “furtunë” unë do e quajë si “maska”, Gent Cakaj. Edhe në Kosovë  nuk di askush detajet e marrëveshjes për integritetin e Kosovës, por as në Shqipëri nuk e di.  Rama nuk është shprehur, ai ka lënë të kuptohet se është në dijeni. Rama ka heshtur duke mos shprehur asgjë,  kjo ka një pjesë që lidhet me ministrin e jashtëm. Dua të them që askush nuk di detaje, por thuhet se do të preket integriteti i Kosovës. Për t’u maskuar kanë thënë se është një rregullim i çështjeve të kufirit. Njëra palë është Rama-Thaçi, nga ana tjetër, Meta-politikanë shqiptarë, përfshirë edhe Haradinaj. Duke qenë se është një çështje e koklavitur nuk ka dashur të shprehet. Haradinaj është shprehur në mënyrë akoma më ekstreme duke vendosur taksën 100 % duke bërë të pamundur marrëveshjen. Haradinaj është shprehur për këto, por duke qenë se është një cë2shtje e brendshme nuk ka zgjedhur të flasë, Zoti Cakaj është shumë i vogël”, tha ai.