Ish-ministri i LSI Lefter Koka firmosi për inceneratorët, flet Monika Kryemadhi

26/10/2020 - 22:21

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, u shpreh se LSI nuk ka lidhje me çështjen e inceneratorëve, edhe pse një ish-ministër i kësaj partie ka firmosur ndërtimin e tij.

Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, lidhur me ish-Ministrin e Mjedisit Lefter Koka, kryetarja e LSI u shpreh se ai është larguar për këtë arsye dhe se partia nuk ndërhynte në punën e ministrave të saj.

“Ai ish-ministër është larguar për shkak të sulmit dhe moskompromisit lidhur me abuzimin në çështjen e inceneratorëve” u shpreh Kryemadhi.

E pyetur nga gazetari Mentor Kikia nëse kjo donte të thoshte që ministrat e LSI ishin jashtë kontrollit të kësaj force, Kryemadhi tha: “Marrëdhënia e ministrave të LSI me strukturat ka qenë zero”.

Kikia:  Zoti Meta i ndërronte ministrat e tij pa pyetur Kryeministrin, dhe nëse do donit, Ministrin e Mjedisit mund ta kishit ndërruar brenda 24 orësh.

Kryemadhi: Është çështje pavarësie ngae struktura e partisë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka nisur në qarkun e Durrësit një tjetër investim, i cili ka në fokus përmirësimin e cilë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sjellë në vëmendje një raport të Eurostat që e rendit Shqipërinë të 6-tën në botë për emi

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka mashtruar qytetarët.

Ish-deputetja demokrate dhe ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka zhvilluar një "intervistë" me ndjekësit e saj në Instagram.

Partia Demokratike ka zyrtarizuar ditën e sotme drejtuesin politik në qarkun e Beratit dhe Dibrës për zgjedhjet e 25 prillit.

Thuajse tre muaj nga dita e zgjedhjeve, kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Vincenzo Del Monaco, organizoi sot një ta

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në kantierin e ndërtimit në Vorë ku ka parë nga afër punën e deritanishme.

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, ka patur një takim online me kryekomisionerin shtetëror të zgjedhjeve, Ilirjan Celibashki kët

Bashkia e Durrësit ka reaguar lidhur me denoncimin që bëri një ditë më parë Ferdinand Xhaferraj, për pallatin e dëmtuar të disa banorëve

Kreu i PD-së Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama se ka shkatërruar ekonominë dhe ka detyruar të rinjtë të ikin nga vendi.