Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ashpër pas veprimit të ambasadorit të OSBE në Tiranë Bernd Borchardt, pas një video ku shfaqej ky i fundit duke iu ngritur gishtin protestuesve të Astirit të pranishëm tek Drejtoria e Policisë.

Në një postim në Facebook, ish-deputeti e cilëson ambasadorin një halabak, të cilit i bën thirrje që të largohet nga vendi. 

POSTIMI I PLOTË

Jashte nga Shqiperia Borchard!!(VIDEO).

Ky alabak,qe guxon dhe u tregon gishtin e mesit shqiptareve.

Ky qe qepi gojen per votimet puniste te 30 qershorit.

Ky qe mbylli gojen per raportin e OSBE -ODIHR per 30 qershorin.

Ky qe paturpesisht ndryshoi fjalen brenda nates per drogen qe mbuloi Shqiperine.

Ky qe ne 2008 i beri duart flake kur duatrokiste shkaterrimin e kushtetutes dhe zgjedhjeve.

Ky nuk eshte OSBE,ky nuk Europa ky eshte thjesht nje individ i akaparuar.

Presim tane qe Edi Rama t’ja marre perqafe gishtin qe ngriti Borchard dhe ti kerkoje atij ndjese ,hë jepi Edi ç’pret?