Kreu i departamenteve në PD Durrës, Ivo Jorgoni ka reaguar sërish për projektin për të shndërruar portin në port turistik nga kompania arabe EMAAR.

Duke iu referuar një dokumenti që zbulon mënyrën e operimit të kompanisë EMAAR me plazhin poshtë investimit të realizuar prej saj, Jorgoni shkruan: “Plazhi poshte investimit qe zhvillon EMAAR ne te gjitha rastet, ne te gjitha vendet eshte “PRIVAT” ekskluzivisht vetem per pronaret e apartamenteve dhe miqte e tyre. Eshte politike e kompanise!!! Askush tjeter nuk mund te perdore reren dhe plazhin!”

Jorgoni e krahason investimin aq shumë të përfolur që pritet të realizojë kompania private me hotel “Adriatikun” e famshëm, kun ë vitet e komunizmit pushonin të huajt, ndërsa durrsakët duhet t’i shihnin nga larg.

“Po i falim portin nje kompanie private, e cila do te zhvilloje ndertime per qellime fitimi, po i japim mbeshtetje shteterore ketij investimi duke shpronesuar disa bisnese te tjere, po i falim dhe 3 kilometra vije bregdetare ne mes te Durresit nga Vollga tek Ura Dajlanit te cilen do ta trajtoje si plazh vetem per klientet e tij, jo per durrsaket. Te gjithe e kujtojme Adriatikun e famshem ku turistet benin plazh dhe Durrsaket i shikonin nga larg…!”,- shkruan Jorgoni.

Në fund të postimit të tij, Jorgoni nënvizon se Durrësi ka individualitetin e tij si qytet dhe pavarësisht zhvillimit që do të ketë nuk do të jetë kurrë Dubai.

“Durresi mund te zhvillohet me mire apo me keq se Dubai por sdo jete kurre Dubai!!!

Durresi eshte Durresi dhe do jete gjithmone Durresi! Nuk i falet femija fqinjit se eshte me i kamur dhe mund ta rrise me mire se ty!!!”,– shkruan Jorgoni.

Porti Durresit ka nje lidhje te vecante me cdo qytetar durrsak. Kjo lidhje eshte e pashpjegueshme me fjale dhe aq me…

Posted by Ivo Jorgoni on Tuesday, February 23, 2021