Nën drejtimin e kreut të parlamentit Gramoz Ruçi është mbledhur sot konferenca e kryetarëve.

Pika kryesore e rendit të ditës ishte diskutimi për mbledhjen e seancës plenare.

Konferenca e kryetarëve vendosi mbledhjen e parlamentit në seancë plenare më datë 16 prill ora 10:00.

Në rendin e ditës të kësaj seance do të jenë disa akte normative të qeverisë, diskutimi dhe votimi i ndryshimeve në kodin penal përfshirë dy dekretet e presidentit për aktin normativ të OFL dhe ligjit të pronave kthyer parlamentit.

Që prej 5 javësh parlamenti nuk ka zhvilluar asnjë seancë si pasojë e situatës me Covid19.