Ish-deputetja e Durrësit Fatbardha Kadiu ka denoncuar ngritjen e një kulle në qytetin bregdetar, shumë pranë shëtitores “Taulantia”.

Sipas ish-deputetes, milionat e harxhuara për Velierën dhe rikonstruksioni i Lungomares së Durrësit u bë me qëllim për t’i rritur vlerën planeve për ndërtimin e kullave në Durrës, ndërsa qyteti përmbytet sa herë bie shi.

“Pas Tiranes kullat shpërthejne dhe në Durres. 7 milion euro shkuan per velieren, rreth 3.5 milion euro per “lungomare”?!!!!! Nderkohe qyteti permbytet për 10 minuta shi. Po pse valle gjithe para?!!! Ja si qeveria i rregullon dhe i shton vleren planeve te kullave në Durres.

400 dhoma të reja hoteli.”,– shkruan Kadiu në denoncimin e saj.

Statusi i plotë:

Pas Tiranes kullat shpërthejne dhe në Durres. 7 milion euro shkuan per velieren, rreth 3.5 milion euro per “lungomare”…

Posted by Fatbardha Kadiu on Friday, October 30, 2020