Ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ka thënë se pas deklaratës së Ramës se ai është arrestuar vite më parë në Bolonja të Italisë, këtë fakt nuk e ka pasqyruar në formularin e dekriminalizimit.

Sipas Bylykbashit, Rama me këtë veprim duhet të humasë funksionet publike si deputet dhe kryeministër pasi ky ligj nuk pezullohet me akt normativ as në kohë lufte apo pandemie.

Bylykbashi kujton se dy deputetë janë larguar nga Parlamenti vetëm se nuk kanë deklaruar arrestimin.

Kryeministri shqiptar Edi Rama deklaroi për një televizion italian se ka qenë arrestuar në Bolonja pasi pa se një polic po tentonte të abuzonte me një grua dhe Rama kishte ndërhyrë, por më pas përfundoi nën arrest.

STATUSI I OERD BYLYKBASHIT

Ne mes te hallit qe ka zene te gjithe, kur njerezit jane mbyllur ne shtepi dhe shpesh nuk kane mundesi te sigurojne buken e femijeve, apo biznesi u eshte mbyllur, Rama deklaroi ne median italiane se vite me pare eshte arrestuar ne Bolonja sepse kishte kundershtuar nje punonjes policie.

‎Ka nje problem te madh me kete deklarim: eshte arrestuar nga policia. Kryeministri NUK e ka deklaruar kete arrestim ne formularin e Dekriminalizimit! Ne rast mosdeklarimi ligji dikton se ai humbet te gjitha funksionet publike. Edhe si deputet edhe si kryeminister! Ligji i Dekriminalizimit i kaluar me shumice te cilesuar nuk pezullohet me akt normativ as ne kohe lufte apo pandemie.

Sa per t’ia kulluar mendimet Kryeministrit, dy deputete jane larguar nga parlamenti per kaq gje. Thjesht sepse nuk deklaruan arrestin.

Edi Rama duhet te sqaroje urgjentisht nese ka genjyer per propagande se eshte arrestuar ne Bolonja pasi kundershtoi nje punonjes policie, ne te kundert institucionet duhet te nisin menjehere proceduren e parashikuar nga Ligji i Dekriminalizimit per mosdeklarim ne formularin e Dekriminalizimit te arrestimit nga policia.