Dy kryebashkiakët Dritan Leli në Vlorë dhe Dionis Ymeraj në Dibër kanë dhënë dorëheqjen. Vendimi i tyre ka ardhur pasi ata do të bëhen pjesë e listës së PS-së në këto qarqe, ndërsa bashkitë ku ata janë zgjedhur do të drejtohen nga nënkryetarët e tyre.

Ndërkohë bëhet e ditur se Rama do të kandidojë në 2 qarqe, Durrës dhe Vlorë, por në të dyja, pritet ta pozicionojë emrin në të 8 në radhë.

Ditën e sotme, Partia Socialiste do të zhvillojë mbledhjen e kryesisë në orën 18:00. Në mbledhje do të diskutohet mbi listat e kandidatëve.