"Jemi në bisedime me LSI", Kryemadhi: Kurrë pjesë e pazareve për të shpëtuar Edi Ramën!

11/07/2018 - 15:22

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi mohoi deklaratën e kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla që tha se ka negociata me LSI-në për ligjin e Magjistraturës që kërkon 84 vota në parlament.

Në një postim në Facebook, Kryemadhi shkruan se LSI nuk do të jetë kurrë pjesë e pazareve për të shpëtuar Edi Ramën.

STATUSI I PLOTË

LSI nuk do të jetë kurrë pjesë e pazareve për të shpëtuar Edi Ramën!

Asnjë marrëveshje apo bisedim nuk ka dhe nuk do të këtë për t’i zgjatur agoninë kësaj qeverie, që e zhytur në krim, trafiqe të paligjshme dhe korrupsion po përpiqet, që në grahmat e fundit, të mundet të shpëtoje me manipulime të tilla.

LSI ka qënë dhe do të jetë pro dhe pjesë e çdo takimi apo tryeze që trajton dhe diskuton përmirësimin e jetës së shqiptarëve dhe largimin e klikës së Edi Ramës.

Çdo përpjekje tjetër për ta përfshirë LSI në bisedime është thjesht pjesë e fantazisë së sëmurë të Edi Ramës, që sot më shumë se kurrë është i gatshem të blejë e të shesë çdo gjë e çdokënd në emër të pushtetit, por që duhet t’a ketë më shumë se kurrë të qartë, se për të shpëtuar karrigen e tij nuk do ketë kurrë ndihmën e LSI.

Ne do të vazhdojmë të jemi pjesë e opozitës së bashkuar, me qëllimin e qartë dhe të saktë, largimin e pushtetit banditesk të Edi Ramës!

Të shpëtosh sot Edi Ramën do të thotë të shkatërrosh përfundimisht të ardhmen e shqiptarëve, dhe këtë mëkat LSI nuk e merr në kurriz.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në "Facebook" një denoncim të qytetarit dixhital.

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn, do të vizitojë sot Tiranën, ku do të takohet me Kryeministrin Edi Rama.

Pas takimit me ministrin e Jashtëm të Holandës, Stef blok, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se qeveria ka rënë para syve

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi sot në një ceremoni solemne të zhvilluar në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve, ku ishin

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një postim në Facebook, shkruan se qytetari dixhital e kishte paralajmëruar më herët, për lidhjet që Kl

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka pritur sot në një takim homologun e tij holandez Stef Blok.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të enjte pas arrestimit të të paktën 13 personave dhe shpalljes në kërkim të 12 të tjerëve nën akuz

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka reaguar pas raportit për indeksin e krimit, që e gjente vendin tonë këtë vit në situatë të përkeqës

Në një kohë, kur kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi se opozita do të udhëheqë revoltën qytetare duke paralajmëruar nisjen e protestave mb