Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, ka dhënë dorëheqjen nga posti ditën e sotme.

Vetëm pak javë para përfundimit të mandatit, Zguri i ka paraqitur dorëheqjen Kuvendit.

Ai mbaronte mandatin më 3 nëntor, ndërsa nuk dihen ende arsyet e këtij veprimi nga Zguri.

Zguri u emërua në këtë post pas marrëveshjes së 17 majit 2013 mes kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës Basha, ku më parë ishte anëtar i KQZ-së.