Sait Dollapi, një prej demokratëve më aktive gjatë protestave të zhvilluara te Kuvendi, i cili deri më tani mbante postin e Sekretarit Organizativ në PD, ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme, shkaku mund të jetë rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit.

Emri i Dollapit është përmendur shumë në media gjatë protestave të opozitës para Parlamentit dhe Kryeministrisë. Ish-sekretari Organizativ i PD-së u dhunua nga policia para godinës së Kuvendit, pasi refuzoi të hiqte masën kundër gazit.

Gjatë qeverisjes së Sali Berishës, Dollapi ka mbajtur detyrën e drejtorit të UKT-së dhe CEZ-it.