Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas shërimit nga koronavirusit të mjekut të njohur, Dhimitër Kraja.

Kryeministri shkruan në Facebook se ky është një lajm i mirë, pasi Kraja si pensionist iu përgjigj i pari apelit për t’u angazhuar në vijën e zjarrit.

POSTIMI I RAMËS

LAJM I MIRË NGA SPITALI INFEKTIV:

SAPO KA DALË I SHËRUAR PROF. DHIMITËR KRAJA, I CILI SI PENSIONIST IU PËRGJIGJ I PARI APELIT PËR T’U ANGAZHUAR NË VIJËN E ZJARRIT DHE U PLAGOS NGA ARMIKU…

JETË TË GJATË PROFESOR

#Heronj
#Respekt