“Jetojmë si në mesjetë”, Tabaku takon banorët e Zall Herit: Pas 25 prillit, ndryshim për të gjithë

24/01/2021 - 13:50

Partia Demokratike ngre shqetësimin se banorët e zonës së Zall Herit, vetëm pak kilometra larg nga Tirana, vuajnë nga kushtet e infrastrukturës.

Në takim me ish-deputeten e PD, Jorida Tabaku, banorët thonë se janë braktisur dhe në izolim të plotë nga bashkia. “Jetojmë si në mesjetë”, thonë banorët.

Nga ana e saj, ish-deputetja thekson se kjo zonë është pa rrugë, pa asnjë investim për 500 familje, për ujë dhe drita.

“Çfarë do shqiptari? Investim, rrugë, nuk po kërkoj as shtëpi, asgjë, më trajto si njeri jo si kafshë. Para një jave erdhi kryeministri më tha e ke kafen e paguar, nuk ia dua kafen. Unë dua investim, jo vetëm personal, poe dua për të gjithë fshatin. Në Priskë ne nuk kemi drita, jetojmë si ë mesjetë. Me 31 dhjetor ika të marr një kandil me vaj se s’kishim drita në fshat”, tha banori.

Një tjetër banor thotë se fshati Pinar, njësia administrative Zallher nuk ka ujë të pijshëm.

“Nuk kemi as ujë për vaditje. Është vend bujqësor dhe blegtoral. Janë rritur dritat, uji, ushqimet, taksat”, tha ai.

Jorida Tabaku e cila ishte pranë banorëve të Zallherit, zonë e drejtuar nga e majta, ku theksoi se kjo është mënyra e qeverisjes së Edi Ramës, duke i gënjyer me një thes miell dhe një kafe dhe nuk bën asnjë investim, nuk kujdesen për punësimin.

“Ata nuk dinë të investojnë, as të bëjnë shkolla, as të bëjnë rrugë, shkollën që ishte e mbyllën. Ata dinë vetëm të rrisin taksa dhe të gënjejnë. Nuk është modeli që do Shqipëria, nuk është ky modeli që duan qytetarët”, tha Tabaku.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Instagram një foto të tijën pas konferencës që pati me zyrtarët e Bashkimit Evropian në Bruksel.  N

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell deklaroi pas përfundimit të takimit të 11-të, të Këshillit

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar me anë të një postimi në Facebook pas akuzave nga mazhoranca në lidhje me ko

Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni tha sot në Kuvend se Shqipëria e ka blerë vaksinën e AstraZenecas me 24 euro doza, ndërsa ve

Nga Brukseli, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla thotë se ka lajme të mira në lidhje me integrimin e Shqipërisë në BE.

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi iu ka bërë thirrje partive politike të dorëzojnë brenda afateve dokumentacioni

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi në Kuvend se sot do të mbërrijnë 15,210 doza të vaksinës Pfiz

Ministrja e Marrëdhënieve për Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar në Kuvend për marrëveshjen e nënshkruar ditën e sotme mes kryetarit

Pas firmosjes së kualicionit me Lëvizjen Socialiste për Integrim, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se çdo ëndërr do të bëhet realitet

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi dhe kreu i PD Lulzim Basha firmosin marrëveshjen me sloganin "Shqipëria, shtëpia që fiton", ku përcaktoh