Presidenti i Republikës Ilir Meta ka publikuar foto nga takimet me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe kreun e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Meta është takuar në Gjirin e Lalzit me dy mysafirët nga Kosova, të cilët me sa duket kanë zgjedhur Durrësin për të pushuar.

Kreu i Shtetit i cilëson orë të bukura e frymëzuese orët e kaluara me Thaçin e Pacollin.
“Kënaqësi e veçantë të kisha sot një mik të veçantë si Presidenti Thaçi. Pa diskutim edhe bacën Behgjet. Kaluam disa orë shumë të bukura dhe frymëzuese.”, shkruan Presidenti Meta.