Jo vetëm protesta, PD teston emrat për zgjedhjet lokale

26/03/2019 - 12:14

Krahas protestave, Partia Demokratike ka nisur edhe testimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale. PD është e bindur se kryeministri Rama do të tërhiqet përballë presionit popullor. I kontaktuar nga gazeta “Panorama”, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, konfirmoi se krahas përgatitjes për zgjedhje të parakohshme është duke u punuar edhe me përzgjedhjen e kandidatëve më të përshtatshëm për zgjedhjet vendore.

“Aktualisht, në fokusin kryesor janë protestat kombëtare dhe më konkretisht ajo e 13 prillit. Opozita e ka bërë të qartë se do të hyj në zgjedhje pa Kryeministër Edi Ramën dhe këtë proces do të duhet ta drejtojë një qeveri tranzitore. Ne si opozitë, sigurisht që jemi duke vijuar punën për zgjedhje të përgjithshme dhe vendore, përfshirë edhe përzgjedhjen e kandidaturave”, shprehet Bardhi.

Mazhoranca ka bërë të ditur shtatë kandidatë për zgjedhjet lokale, ndërsa Basha gjatë një takimi në Paskuqan ka konfirmuar vetëm një: Xhelal Mziun në Kamëz.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Lulzim Basha ka reaguar në mesnatë pas arrestimit live të ish-deputetit Bardh Spahia.

Ish-ministri Damian Gjiknuri ka reaguar për herë të parë, pasi i doli emri në përgjimet e publikuara nga media gjermane.

“Edi Rama është padrino i krimit. Tani nuk ka më alibi.

Në Mirditë, Gjon Ndoj, kandidat i pavarur për bashkinë është tërhequr nga gara kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga zgjedhjet.

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili pas deklaratës së OSBE-së në lidhje me tensionet që kanë pushtuar Shqipërinë.

Ish-deputeti dhe kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka i shkruan një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, ku thekson midi

Krerët e Bashkive që nuk pranojnë të ketë zgjedhje më datën 30 qershor duke respektuar dekretin e Presidentit Meta për shtyrjen e zgjedhj

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka folur jashtë ambienteve të komisariatit të Burrelit ku u shoqërua pas tensioneve që

OSBE ka dënuar sulmet në KZAZ-të në disa qytete, ku mbështetës të opozitës tentuan të lironin hapësirat dhe të nxirrnin jashtë materialet

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me shoqërimin në komisariatin e Burrelit të ish-deput