Jorida Tabaku: Raporti i fundit i UNICEF për shkollat, këmbanë alarmi për qeverinë

20/09/2020 - 15:08

“Vetëm 70% e shkollave tona kanë kushtet minimale të higjenës dhe 30% e tyre nuk kanë as ujë dhe as kushte minimale pastërtie”.

Kështu deklaroi sot ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku duke iu referuar raportit të UNICEF.

Ajo thekson se keto shifra janë vetëm një vëzhgim nga UNICEF pasi të dhënat e sakta mungojnë plotësisht dhe nuk bëhen publike nga qeveria.

“Situata bëhet alarmante në kushtet kur vendi po përballet nisjen e procesit arsimor me disa turne dhe kushte të rënduara të shkaktuara nga pandemia.

Veç kushteve higjieno sanitare, Shqipëria merr notë ngelëse edhe përsa i takon përdorimit të internetit në shkolla, kompjuterave apo infrastrukturën e avancuar”
, deklaron Tabaku.

Sipas saj, gjendja e shkollave publike sot ne Shqipëri është pasqyrë e qartë e keqqeverisjes dhe rrënimit të çdo institucioni shtetëror.

“Arsimi është një tragjedi që po rrënon përditë të ardhmen e vendit.

Këto fakte nuk mund të injorohen dhe as zhvlerësohen nga propaganda dhe as nga videot 3D që më kot përpiqen të manipulojnë të vërtetën e hidhur të gjendjes katastrofike të sistemit arsimor.

Jeta dhe shëndeti i nxënësve dhe mësuesve janë sot më të rëndësishme se çdo formë e propagandës bajate. Ndaj në vend të gënjeshtrave të paketuara me bojërat e rilindjes, është koha të merren masa urgjente për të siguruar urgjentisht kushte higjeno sanitare në të gjitha institucionet arsimore në vend.

Investimet që shqiptarët presin dhe ne do të sigurojmë do të jenë në arsim dhe shëndetësi”,
deklaron Tabaku.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sot shënohet 108-vjetori i Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Një tjetër ish-drejtues politik ka humbur jetën nga koronavirusi.

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj po zhvillon një vizitë pune në Prishtinë, gjatë së cilës u takua me Kryemi

Zgjidhen anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Kryetari i Partisë Demokratike, dega Durrës, Ferdinand Xhaferraj ka akuzuar qeverinë, se nuk e ka mbajtur fjalën për rindërtimin e shkoll

Presidenti Ilir Meta ka uruar sot ushtarakët për 108-vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar sot historinë e një vajze nga Lezha e cila i ka treguar se dhe pse ka mbaruar dy u

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se për 7 vite nuk ka mbajtur asnjë premtim.

Plot energji, me intuitë, vullnet dhe organizator shumë i mirë i punëve.