Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka prezantuar ditën e sotme nismën e re politike.

Gjatë prezantimit të partisë së saj ‘Lëvizja për Ndryshim’, ku në përbërje do të ketë të rinj dhe profesorë, të cilët nuk kanë qenë të angazhuar me asnjë parti politike më parë.

Në podium shkruhej slogani “Bashkë për ndryshim”. Topalli është shprehur se Shqipëria po rrëshqet në mënyrë të vazhdueshme prej pushtetit të gabuar.

“Këtë lëvizje do ta nisë brezi i ri. Dua të falënderoj edhe miqtë amerikanë që janë të pranishëm. E ndërgjegjshme për sakrificën që po kalon vendi.

Kriza e vendit është shumë planëshe, shëndetësore, morale, përfaqësimi etj. Kur dija fyhet, kur mediokriteti nderohet. jam sot bashkë me këta të rinj duke i mbështetur në projektin e ri. vendi ynë është në zgrip.

Nuk rriten rrogat por çmimet, pasiguria është bërë dëshpëruese në një vend që zbrazet e plaket. është një frikë mbytëse se vendi ynë po rrëshqet në mënyrë të vazhdueshme.

Sfidat me të cilat po përballemi janë reale e të shumta, janë të vështira e nuk zgjidhen duke u shprehur nuk zgjidhen në një pushtet atë rremë, nuk ka ku të jepet drejtësi se nuk ka as Gjykatë Kushtetuese e as të Lartë. Duke ditur këtë asnjëri nuk është i sigurtë, duke të gjithë do të takohemi me këto sfida. Të bashkohen bukur fort për të ruajtur karriget e veta.

Ata veprojnë sikur Shqipëria  është prona e tyre dhe se shqiptarët  janë rrogëtarët e tyre. Ata vendosin se kush duhet të bëjë biznes me ata”, tha ajo.