“Lëvizja për Ndryshim” është partia më e re që do të jetë pjesë e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Kjo forcë politike e kryesuar nga Jozefina Topalli është regjistruar në Gjykatën e Tiranës, një muaj pasi u shpall nga ish-Nënkryetarja e Partisë Demokratike, e cila vendosi t’i rikthehet jetës aktive në politikë.

Partia e Topallit, vjen pas më shumë se tre vitesh nga lënia e saj jashtë listave te kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike.