Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në “Facebook”, ka reaguar menjëherë pas seancës në Kuvend ku u shpreh"

“Perseri pushtohet foltorja e ndërpritet puna e Kuvendit, sepse PD nuk thahet dot nga rrebeshi i zgjedhjeve dhe di vetëm e lagu s’e lagu”.

Por të menjëhershme kanë qenë reagimet nga ana e qytetarë të cilët i kanë komentuar lidhur me këtë status. Por disa prej komenteve vetë kryeministri nuk ka nguruar pa u kthyer përgjigje.

REPLIKAT E PLOTA 

Qytetari: Po ikim drejt kaosit o bish, si ben derman me asigjo ktij vendit. Ka shku thika ne palc dhe se mulon dot as me propagand tv as me propagand portalesh. Vrasje perdit, grabitje, vjedhje ikje ne mas te popullit. Perfundimin vetem zoti e di, ama do jet keq e me keq se jo ti po asnjeri sben hajer per kte vend

Rama: Mos u shqeteso Ariel, sepse vrasjet jane shume me pak se c’kane qene dhe mos u merr shume me portale e me tv, ndersa sa per ikjen ne mase, shqiptaret kane ikur e kane ardhur, ikin e vijne dhe do ikin e do vijne, sepse lavdi Zotit jetojme ne nje vend te lire e nuk jemi me ne kohen e bunkerit ku rrinim te tere pa levizur brenda mureve!

Qytetari: Ah juve doni litarin që të gjithë, pa përjashtim. Vetëm talleni me popullin!! S’keni faj ju, por kemi faj ne që ju lem juve të bëni si të doni me be (popullin) kshu do bësh shtet ti lol Albanian state is a total joke 

Rama: Lini, litarin mbaje per te kercyer se te shkarkon helmet e trupit qe te ndikojne direkt trurin dhe pastaj truri te punon si skapamento qe nxjerr tym te zi nga goja

Qytetari: Ket pun keni ju elagu se lagu ma ne fund i pagun populli zoti rama.

Rama: Ndue s’jemi te gjithe njesoj Ndue, sa per popullin lere te flase vete

Qytetarja: Tallu tallu kur te mban populli. O te shperlafte mortja.

Rama: Ah e shkreta Espanjola, ngushellimet e mia per gjithe ate zift qe paske ne fyt

Qytetari: E keni ber bordello ate lesh parlamenti

Rama: Fluard, parlamenti tani po kthehet ne binaret e rregullave te shkruara nga te gjitha palet, po ti mos e lesho veten keshtu me kete gjuhe se s’eshte mire per ty jo per mua

Qytetari: Turp çfar ne kemi votur hapu dhe

Rama: Mos u merzit, voto heren tjeter qe te jesh krenar!