Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një spot ndryshe për të ftuar shqiptarët të jenë pjesëmarrës në votime më 30 qershor.

Me një video, në nisje të së cilës dëgjohen mallkimet e ish-ministit dhe ambasadorit, Neritan Ceka, “Ju vraftë Zoti se shkoni në votime, ju qërrofshin sytë, ju zëntë bukën e kalamajve…”, e më pas me disa punë të kryera nga qeveria në fjalë, Rama ka zgjedhur të ftojë kështu shqiptarët në zgjedhje.

“Zëri në këtë video është i intelektualit, profesorit, ambasadorit, komentatorit dhe faktorit n.c”, shkruan Rama bashkangjitur videos.