Kështu Berisha përdor “55”-ën kundër Sokol Olldashit

12/07/2013 - 20:32

·        Hipokrizia, organi zyrtar i PD-së, në faqen e parë, u kushton të njëjtin vend të dy rivalëve

TIRANË, 12 korrik 2013 –Numri i 12 korrikut 2013 i së përditshmes “55” ka tre shkrime kundër Sokol Olldashit, kandidatit për kryetar të PD-së post-berishiane (shihni faksimilen).

Kuptohet, de jure, “55”-a është gazetë private, por e një anëtari të Këshillit Kombëtar të PD-së, kurse de facto është filial i RD-së, pra e kryetarit të partisë ende në drejtim Sali Berisha.

Titulli kryesor (“banner”) tejpërtej është “Pse ZP-ja sulmon vetëm Lulzim Bashën?” me nëntitullin “Vëzhgimi / Nëse ZP do niste një sulm ndaj kandidatit rival të Bashës, të gjithë do e lexonin dëshpërimin e propagandës së Ramës”, duke aluduar drejtpërdrejt se Sokol Olldashi mbështetet nga Rama, sikurse ka deklaruar më parë botuesi i saj, ish-gazetari më enverist i ZP-së, F.B.

Madje, si rastësisht, “55”-a e shpall Bashën fitues: “[ZP-ja] shan kandidatin rival përpara se të jetë kreu i opozitës, me fitoren e zgjedhjeve të brendshme”.

“55”-a vazhdon me shkrimin e dytë, të nxjerr në faqen e parë (“front page”), me titullin “Elvi Fundo, këshilltari i Bodes, fushatist i Olldashit, për të bërë kunatin kryetar PD-je në Korçë”.

Shkrimi i tretë ka titullin “Ish-deputeti i PD, presion anëtarësisë për të votuar Sokol Olldashin /Reagim i themeluesve të PD në Pukë”.

Kurse RD-ja është korrekte: organi zyrtar i PD-së, në faqen e parë, u kushton të njëjtin vend të dy rivalëve.

Por askush nuk e beson se “55”-a vepron me kokën e vet.

Info/

Fragmente nga 3 shkrimet në të përditshmen de facto të PD-së

1. Pse ZP-ja sulmon vetëm Lulzim Bashën? Vëzhgimi / Nëse ZP do niste një sulm ndaj kandidatit rival të Bashës, të gjithë do e lexonin dëshpërimin e propagandës së Ramës

... Kryeministri i ardhshëm Edi Rama nuk po përgatit të bëjë revansh ndaj administratës së sotme, por edhe ndaj opozitës së nesërme. Edi Rama urdhëron gazetën zyrtare të Partisë Socialiste, “Zëri i Popullit”, organ qendror i Partisë Komuniste, që ka 70 vite që mashtron shqiptarët me demaskimet e saj, të sulmojë një politikan të profilit të lartë që po i shkëlqen karriera politike...  Edi Rama po ushqen me sms urdhëruese një media partiake që hedh baltë ndaj kundërshtarëve politikë. Edi Rama është i pabesë sepse nuk e mban fjalën e thënë. Në të ashtuquajtur fjalim të fitores, Edi Rama deklaroi se me opozitën do të ketë një marrëdhënie etike normale pa sharje dhe fyerje, por ja që zakonin e sharjes dhe fyerjes e nxjerr nëpërmjet “Zërit të Popullit” që shan kandidatin rival përpara se të jetë kreu i opozitës, me fitoren e zgjedhjeve të brendshme, me të gjitha funksionet opozitare.

2. Elvi Fundo, këshilltari i Bodes, fushatist i Olldashit, për të bërë kunatin kryetar PD-je në Korçë

... Në garën për kreun e opozitës, në përgjithësi, strukturat po respektojnë parimin e par-condicio-s, të shpallur prej kryetarit në detyrë të PD-së Sali Berisha, që në mbledhjen e parë të kryesisë, pas dorëheqjes së tij. Por një precedent ia vlen të merret në konsideratë, për shkak të karakterit spikatës të thyerjes së këtij parimi. Elvi Fundo, këshilltari historik i ministrit të Financave Ritvan Bode, për ditë me radhë e theu këtë rregull dhe nisi fushatimin publik, për Sokol Olldashin.

... Ironia e fatit është se e gjithë Korça ka lexuar aspiratën e zotit Fundo, që në krye të degës të katapultohet kunati i tij Miri Petriti, drejtor aktual i degës vendore të ALUIZNI-t. Por lobimi kërkon një front të gjerë, prandaj kësaj dëshire (të mirëkuptueshme) i është bashkëshoqëruar edhe premtimi i pacipë që u është bërë edhe dy personazheve të tjera të jetës politike të djathtë në Korçë, për të marrë të njëjtin shpërblim. Kështu edhe Sorina Kotit, e përfshirë me rekomandimin e zotit Bode në listën e kandidatëve për deputetë të PD-së në Qarkun Korçë, si dhe Ardian Shkëlqimit, një tjetër të afërmi të të njëjtit taraf politik, u është premtuar posti i kreut të PD-së së Korçës, në rast se kontribuojnë në fushatën aktuale lobuese, në favor të Sokol Olldashit.

Pasi shkelja e parimeve statusore, të cilat ishin publikuar prej liderit historik Sali Berisha, u bë tërkuzë, këshilltari i ministrit njoftoi se kishte dhënë dorëheqjen, por ende s’është e qartë se kur ekzaktësisht ai e ka dhënë dorëheqjen.

3. Ish-deputeti i PD, presion anëtarësisë për të votuar Sokol Olldashin / Reagim i themeluesve të PD në Pukë

Një ditë pas prezantimit në Pukë të platformës nga ana e kandidatit për kryetar të PD-së, Sokol Olldashi, themelues të degës Pukë të Partisë Demokratike ngrenë shqetësimin se procesi zgjedhor brenda PD-së po tenton të manipulohet, duke ju kërkuar demokratëve të Pukës të votojnë në favor të Olldashit. Tre nga ish-themeluesit e PD-së, Dedë Qafa, Brahim Myftaraj dhe Gjovalin Prendi akuzojnë ish-deputetin e Pukës nga radhët e PD-së se po u kërkon anëtarëve të PD-së që të votojnë në favor të Olldashit. “Po tentohet nga ish deputeti i Pukës që të manipulohen struktura të caktuara të PD, për të votuar ministrin e tij, Sokol Olldashin çka do të thotë se kjo bie ndesh me frymën dhe vullnetin e lirë të demokratëve. Bie ndesh me sloganin për një “fillim të ri”- thuhet në reagimin e themeluesve të PD në Pukë.

... Po ashtu denoncohet dhe shtimi i anëtarëve të PD me njerëz përmes të cilëve po kërkohet vetëm shtimi i votave dhe jo shtimi i radhëve të anëtarëve të PD. Nëse PD duhet të vazhdoj si forcë e fuqishme tashmë është moment i bashkimit dhe jo i kulisave, presioneve e manipulimeve shprehen ish-themeluesit e degës Pukë të PD të cilës shprehen shqetësimin e tyre për mënyrën se si po zhvillohet procesi për zgjedhjen e kryetarit të PD, pas dorëheqjes së zotit Berisha.

Ndërkaq, themeluesit e PD në rrethin e Pukës i kërkojnë z. Basha që përkundër situatës së krijuar brenda anëtarëve të mos e shmangë Pukën nga agjenda e takimeve të tij, pasi ka shumë mbështetës dhe do gjejë mikpritje.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Qyteti i Shijakut prej disa javësh është kthyer në një kantier ndërtimi. Nga bashkia është punuar intensivisht për çdo aplikim të familje

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj përmes një shënimi në Facebook ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk ka ndërtuar asnj

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka akuzaur Bashkinë e Tiranës se po vjedh qytetarët përmes tenderit për ngroh

Kreu demokrat Lulzim Basha thotë se Rama nuk ka asnjë plan për të ndihmuar qytetarët dhe ekonominë në këtë situatë të rëndë pandemie.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili përmes një statusi në Facebook i kërkon qeverisë Rama të largohet pasi sipas tij, ka dështuar me mena

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka reaguar për situatën e krijuar në pikën e kalimit kufitar me Greqinë, në Kakavijë.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar në lidhje me situatën në pikat kufitare me Greqinë ku radha në territorin shqiptar ka shk

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, ku qytetarët shqiptarë të cilët vijojnë të j

Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka reaguar pasi Indeksi i Bazelit e klasifikoi vendin tonë me rrezikshmëri të lartë për pastrimin

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta ka dekretuar kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr.