A ka garë në Partinë Demokratike?

09/07/2013 - 13:20

TIRANE, 9 korrik 2013 – A ka garë në Partinë Demokratike? Ka qenë kjo tema e diskutuar në emisionin “360 Gradë” të Artur Zhejit, ku analistët e ftuar, Dritan Hila, Clirim Peka, Eduard Zaloshnja e Fahri Balliu kanë shprehur pikëpamje të ndryshme në lidhje me dy kandidatët që garojnë për postin e kreut të PD-së. Ndër të tjera ata kanë analizuar edhe fushatën që dy kandidatët po bëjnë, si edhe rolin në këtë garë të kreut ende në detyrë të kësaj partie Sali Berisha. 

“Për mua Sokol Olldashi është militant i fortë, ai që ka qejf përplasjen, ai që është e shkuara e PD-së dhe duke qenë se Partia Demokratike kishte një të fortë, një të shkuar historike, zoti Berisha, nuk ka nevojë që të bëj një replikë me zotin Olldashi. Unë nuk do ta kisha votuar. Lul Basha është figura ndryshe e asaj çka jemi mësuar të shohim deri tani në Partinë Demokratike. Ka kaluar disa dikastere, është përgatitur nga zoti Berisha për të qenë pasardhës i tij.”- deklaroi Dritan Hila. 

“Kandidatët ndryshojnë. Zoti Olldashi nuk po luan si kandidat i fortë. Kandidati i fortë matet dhe replikon me kundërshtarin kryesor. Kundërshtari kryesor i PD-së nuk është Ilir Meta, është Edi Rama.”- u shpreh Clirim Peka. 

“Lulzimi e merr në konsideratë historinë e Partisë Demokratike dhe bën vlerësimine saj. I bën vlerësim të gjithë anëtarësisë dhe nuk vë kufij dhe gardhe, por përkundrazi i vlerëson dhe ndërkohë bën autokritikën e thellë të shkëputjes prej tyre, të mosdëgjimit të zërit të tyre, duke hedhur pilotat e një analize të thellë për humbjen e kësaj periudhe. Olldashi sulmon me të drejtë, Peka thotë nuk sulmon Ramën, por Rama nuk doli asgjë nga kjo betejë, as 0.6% shtesë nuk ka pasur.”- shprehet Fahri Balliu. 

“Unë mendoj se në votim, një anëtar një votë, zoti Basha do të kishte superioritetin e njeriut që ka provuar se di të korrë sukses elektoral. Zoti Olldashi merr votat e militantëve shumë të zjarrtë, por jo votat e vakta”- u shpreh Zaloshnja. 

Gara për kreun e ri të PD-së do të ndalet në 22 korrik, nga ku do të dalë edhe emri që do të drejtojë Partinë Demokratike për vitet e ardhshme. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Ilir Meta thekson se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një domosdoshmëri që duhet të ndodhë sa më parë.

Kryeministri Edi Rama foli pas takimit të dytë pa marrëveshje me opozitën parlamentare, duke thënë se ka një konflikt në themel, që lidhe

Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari ka bërë me dije se as në këtë takim të dytë nuk ka vendimmarrje lidhur me vazhdimësinë

Partia Socialiste ka nisur fushatën zgjedhore, ndërsa kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot katër takime me deputetët, sipas qarqeve.

Pas kërkesës së opozitë parlamentare për t’u takuar me kryeministrin Edi Rama në lidhje me çështjen e votave për reformën zgjedhore, ky i

Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot një takim pune me kërkesë të tij me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu,

Kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me mjekë dhe specialistë të fushës së bashku me departamentin e shëndetësisë në PD, me

Pasditen e kësaj të marte në orën 17:00, Këshilli Bashkiak i Durrësit do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme po nëpërmjet mjeteve të

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në prezantimin e projektit të Kombinatit, fillimisht foli për rindërtimin që p

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në Facebook pamje nga projekti i parkut të Shtëpisë së Pavarësisë në Vlorë.