A ka patur takim me Ramën për zgjedhoren? Përgjigjet Basha

22/05/2020 - 21:30

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mohuar se mes tij dhe kryeministrit Rama ka një marrëveshje ose takim lidhur me reformën zgjedhore.

Në një intervistë televizive, Basha u shpreh se mes tij dhe kryeministrit nuk ka asnjë komunikim dhe theksoi se marrëveshja e opozitës do të jetë me popullin për të çliruar atë që ai e quajti tirani.

“Nuk ka absolutisht asnjë marrëveshje dhe asnjë komunikim midis meje dhe Edi Ramës. Dhe nuk do të ketë asnjë marrëveshje. Marrëveshja do të jetë me popullin që jo vetëm ta çlirojmë Shqipërinë nga kjo tirani, por edhe ta ndëshkojmë Edi Ramën. Pa ndëshkuar Edi Ramën e keqja do të përsëritet. Pa e ndëshkuar Erion Veliajn e keqja do të përsëritet. Pa i ndëshkuar shërbëtorët e Edi Ramës dhe Erion Veliajt e keqja do të përsëritet. Prandaj, në qoftë se ka një zotim të hershëm por që ia vlen ta rikthejmë në vemendje të opozitës me rastin e krimit barbar tek Teatri Kombëtar është që të gjitha këto krime do të ndëshkohen. Ky është zotimi im sot si kryetar I opozitës dhe detyra ime e parë nesër si kryeminsitër.”- tha Basha.

Kreu i opoztës shtoi se lajmet për një marrëveshje të mundshme të opozitës me mazhorancën shpërndahen nga vetë kryeministri Rama për të zhvendosur vëmendjen.

“I vetmi i interesuar për t’i shpërndarë këto është vetë Edi Rama dhe marrja e kohës së shqiptarëve nëpër media, nëpër faqe gazetash, nëpër faqe portalesh me teori të tilla i shërben direkt apo indirekt Edi Ramës për të hequr vëmendjen nga vuajtjet, nga papunësia. Mund të jetë interesante për 100 apo 200 veta në Tiranë, por për 3 milionë të tjerë problem kryesor sonte që flasim është se më çfarë do t’i ushqejnë fëmijët. Me çfarë do të paguajnë nesër bukën e gojës.”- deklaroi kreu demokrat.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të raportit të Qendrës Europiane të Drogave duke e cilësuar një kambanë e for

Ditën e sotme, ambasadorët e SHBA, të BE-së dhe të Britanisë kanë zhvilluar një takim me liderin e Partisë Demokratike Lulzim Basha në se

Përmes një konference për shtyp, Ministri i Rindërtimit dhe koordinator për hartimin e Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes, Arben Ahemtaj foli

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur qytetarëve të cilën kërkonin me ngulm hapjen e kufinjve.

Ambasadori Italian, Fabrizio Bucci ka zhvilluar sot një takim pune me kryeministrin Edi Rama.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka pritur sot në një takim në selinë blu ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca dh

Presidenti Ilir Meta ka uruar sot me rastin e 86-vjetorit të lindjes komentatorin e njohur, profesor Ismet Bellova.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku përmes një deklarate nga selia blu, tha se Banka Botërore ka parashikuar situatë të rë

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini, nëpërmjet një video të publikuar në rrjetet e saj sociale ka uruar fëmijët për fest

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të opozitës se ka shpenzuar 100 mijë euro nga paratë e shqiptarëve për udhëtim me charter pë